Bashkia Dropull, ceremoni zyrtare për varrimin e Katsifas: Një këngëtar epirot, pjesë e saj

Postuar në 07 Nëntor, 2018 14:30

Bashkia e Dropullit ka vendosur të paguajë shpenzimet e varrimit për Konstandinos Katsifas, i vrarë më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës.

Mediat referojnë një deklaratë të nënkryetarit të Bashkisë, Mihal Mano, që ka thënë se

Në mbledhjen jashtë radhe të bashkisë së Dropullit të gjithë këshilltarët e bashkisë, njëzëri, si minoritet grek, vendosëm të mbajmë një qëndrim për ngjarjen e ndodhur. Vendosëm që të paguajmë zyrtarisht shpenzimet e varrimit dhe të qëndrojmë në lartësinë e situatës. Mbajtëm një minutë heshtje për Konstandino Kacifas. Do të mbështesim edhe me mikrofonë dhe foni zhvillimin e ceremonisë. Një këngëtar epirot do të jetë pjesë e ceremonisë me një këngë vajtimi

Trupi i Katsifas është kthyer te familjarët sot ndërkohë që është njoftuar se nesër do të mbahet ceremonia e varrimit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.