Paralizë politike në Gjermani
Dështim total në negociatat për formimin e qeverisë së re në Gjermani. Demokratët e Lirë (FDP) u tërhoqën nga bisedimet pas mesnate duke bërë që koalicioni i ashtuquajtur "Xhamajka" të mos jetë një opsion.
Në këtë mënyrë Gjermania hyn në një periudhë pasigurie politike. Negociatat përfunduan pasditen e së dielës, por pas ndërhyrjes së Presidentit Frank Ëalter Steinmeier, të gjitha palët u përpoqën të bëjnë kompromis deri në minutën e fundit.
Në mesnatë Demokratët e Lirë u tërhoqën nga bisedimet, duke shkaktuar një "avari nervore" në Paris dhe Bruksel. Tani vendi jeton momente historike, pasi vendi po përballet me një situatë të re politike.
Janë tre opsione që shtrohen për zgjidhje.
* Një zgjidhje do të ishte përsëritja e "koaliciont të madh" midis Kristian Demokratëve dhe Social Demokratëve, Martin Schulz. Është e sigurt se BE do të ushtrojë presion të madh mbi Social Demokratëve të pranojnë një koalicion të madh, megjithëse kjo duket e pamundur pas humbjes dërrmuese të Martin Schulz.
* Angela Merkel nuk mund vetëm të kërkojë votëbesim në Bundestag, ashtu si Helmut Kohl në vitin 1989 dhe Gerhard Shrëder në vitin 2005. Presidenti gjerman mund të shpallë zgjedhje të reja nëse Bundestagu nuk arrin të zgjedhë një qeveri në tre mundësi votimi.
* Mundësia tjetër është që Presidenti i vendit të kërkojë nga Kristian Demokratët e Angela Merkel dhe partia simotër e Bavarisë të formojnë një qeveri të pakicës me të Gjelbërit. Diçka e pazakontë për Gjermaninë e pasluftës dhe në kundërshtim me të kaluarën politike të Angela Merkel.
Add new comment