Robert Mugabe, mesazh vendit në prani të ushtarakëve. Asnjë fjalë për largim nga detyra
Diktatori 93 vjeçar i Zimbabves, Robert Mugabe është shfaqur para mediave me një mesazh për qytetarët pas ngjarjeve të fundit. Mugabe ka qenë i rrethuar nga ushtarakët që kryen puçin dhe në fjalën e tij ka folur për gabime, arbitraritet dhe nevojën për të shmangur gjykimin dhe veprimin hakmarrës. Ai nuk ka deklaruar se do të largohet, por se së afërmi do të mbahet një kongres i partisë sunduese, ndonëse nuk dihet nëse Mugabe është më në kushtet për të diktuar ndonjë kusht në skenën politike të vendit. Duket se ai po kryen pazarin e vet me ushtarakët për të fituar kohë.
Add new comment