Itali/Ndërron jetë Salvatore(Totto) Riina

Postuar në 17 Nëntor, 2017 11:12

Mediat italiane raportojnë për vdekjen e Salvatore Riina, njohur edhe si Totto Riina. Riina vdiq në moshën 87 vjeçare praninë e familjarëve që u lejuan ta vizitonin atë në spital në momentet e fundit. 
Riina do të mbahet mend gjatë në Itali dhe në kartelat e krimit  të organizuar. Ai transformoi Cosa Nostra siçiliane nga një organizatë që federonte familje të ndryshme mafioze në një njësi thuajse terroriste që e dominoi me diktat thuajse absolut që nga viti 1983.
Riina dhe klani i tij i korleonezëve kombinonte në vetvete cilësitë e një kohe që solli ndryshime të mëdha. Të përçmuar si fshatarë sidomos nga klanet palermitane, korleonezët futën gangsterizmin dhe likujdimin fizik si standard në raportet për pushtet, duke dëshmuar një aftësi të veçantë në përçarjen dhe kurthet ndaj rivalëve.

Nën drejtimin e Lucciano Leggios, ata hynë si pjesë e Kupolës, apo Komisionit, pasi likujduan kreun e vjetër të mafies korleoneze, Michele Navarra, diplomuar për mjekësi. Nën drejtimin e Riinës, Bernardo Provenzanos, Calogero dhe Leoluca Bagarella ata morën drejtimin e plotë. 
Ai do të arrestohej në vitin 1993 për të dalë para gjyqit dhe për t'u dënuar disa herë me burgim të përjetshëm. Ekzekutimi i gjykatësit Giovanni Falcone provokoi angazhimin e shtetit italian që kishte heshtur edhe gjatë Luftës II së Mafies në vitet 1981-1983 ku mbetën të vrarë një mijë persona. Lufta e Ftohtë kishte mbaruar dhe ekuilibri politik në Itali kishte ndryshuar. 

Vargu i vrasjeve të Riinës apo urdhëruar prej tij është i gjatë dhe përfshin që nga mafiozë të njohur si Stafano Bontate, Salvatore Inzerillo, te zyrtarë të shtetit dhe policë apo gjykatës si Nini Cassara, Cesare Terranova, Carlo Alberto Dalla Chiesa, Giovanni Falcone, e deri te njerëz politikë si sekretari i Partisë Komuniste për Siçilinë Pio la Torre dhe deputeti demokristian Salvo Lima. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.