“Perëndimi, vetëm 10% të lirive fetare krahasuar me Turqinë”
Perëndimi nuk ka as 10% të të drejtave fetare që ka Turqia dhe Greqia është ndër ato vende që nuk përmbush as edhe këtë kuotë në zbatimin e tyre. Akuza është bërë nga zv.kryeministri turk, Bekir Bozdag, që gjatë një fjalimi të mbajtur në një konferencë universitare ka përmendur edhe rastin e vdekjes së një myslimani në Ksanthi.
“Liria fetare ekziston edhe në vende që nuk janë anëtarë të BE-së. Është e pabesueshme se Perëndimi ka vetëm 10% të lirive fetare që aplikohen në Turqi”, tha ai. Sipas tij, Greqia nuk i respekton dhe i shtyp të drejtat e myslimanëve në Thrakën perëndimore.
Greqia është një vend vjen shpesh në vëmendje për shkeljen e të drejtave të pakicave, të cilat në disa raste nuk i njeh fare.
Add new comment