Blloku Bota

Taktikë e heqjes dorë nga Kosova?

Postuar në 17 Prill, 2018 12:38

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është bërë sërish lajm në Serbi me deklaratat e tij në Happy Tv, një televizion serb. 
Sipas asaj që përcjell agjencia B92, Haradinaj është shprehur ndër të tjera se: 

Kosova nuk ka një politikë të jashtme. Ne bëjmë pjesë në klubin e vendeve të drejtuarabnga Amerika

Luftë autoritarizmit në Europë...

Postuar në 17 Prill, 2018 12:09

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka bërë thirrje për forcimin e demokracisë në Bashkimin Europian, reformimin e Eurozonës dhe rritjen e asaj që e quajti sovraniteti europian.

"Siria nuk është Aushvic. Aushvici nuk mund të krahasohet me Asgjë"

Postuar në 17 Prill, 2018 11:41

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas ka dhënë së fundmi një intervistë të cilën revista “Spiegel” e ka publikuar me titullin: Siria nuk është Aushvic. Ministri në fjalë ka deklaruar se ka hyrë në plitikë për shkak të Aushvicit, kampit të shfarrosjes organizuar dhe drejtuar nga Gjermania naziste.

Studentët tentojnë të rrëzojnë statujën e Harry Truman

Postuar në 16 Prill, 2018 14:37

Protestues të ndryshëm kanë tentuar të rrëzojnë statujën e presidentit amerikan Harry Truman para ambasadës së SHBA në Athinë. Mediat greke raportojnë se protestuesit kundër luftës ishin studentë të cilët kanë djegur flamurin amerikan. Ata kanë kërkuar mbylljen e bazave të NATO-s në Greqi, prej nga ku nisen edhe avionët që godasin në Siri. Sipas tyre fondet duhet të shkojnë për arsimin në vende se të jepen për armatimin.

"Helmetat e Bardha në Siri, organizatë e rreme"

Postuar në 16 Prill, 2018 13:49

Sulmi i fundit perëndimor mbi Siri, bazuar mbi materiale video të shpërndaraj nga Helmetat e Bardha ku paraqiten njerëz të prekur nga një sulm i presupozuar kimik në Douma, ka provokuar shumë debate. Perëndimi ka tanimë përvojën e mashtrimit të madh me arsenalin kimik të Sadam Huseinit që çoi në ndërhyrjen e vitit 2003 e që më vonë rezultoi i rremë. Rrjedhimisht çdo aksion i mëtejshëm duhet të paraprihet nga një verifikim i imtësishëm dhe i besueshëm. Kjo nuk është më vetëm çështje e politikës, por e të gjithëve.

Stoltenberg: “Tensionet në Egje nuk janë çështje e NATO-s”

Postuar në 16 Prill, 2018 11:41

Sekretarini Përtgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Turqi ku siç shprehet ai do të synohet riafirmimi i marrëdhënieve dhe roli strategjik i Ankarasë. Në një konferencë për shtyp në Bruksel, pak përpara nisjes, Stoltenberg ka vlerësuar Turqinë si partner strategjik. Ai ka lënë pas çdo kritikë që është bërë për sjelljen e presidentit Erdogan, për vendimet e tij dhe ndryshimin e strukturës së pushtetit në Turqi. Lidhur me konfliktet në Egje, Stoltenberg ka deklaruar se ato nuk janë çështje e NATO-s. 

SHBA në krye të eksportit të armëve në botë

Postuar në 15 Prill, 2018 22:27

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten eksportuesi kryesor i armëve në botë. Ky fakt raportohet nga SIPRI-Instituti i Stokholmit për Paqen, sipas të cilit në krye të listë qëndrojnë edhe Rusia, Franca, Gjermania dhe Kina.

Një histori e tmerrshme inçesti në SHBA (Video)

Postuar në 15 Prill, 2018 10:18

Një histori e pabesueshme inçesti në SHBA la pas katër të vdekur, duke përfshirë edhe një foshnje 7 muajshe. 42-vjeçari Steven Pladl, i cili kishte marrëdhënie incesti me vajzën e tij të 20-vjeçar biologjike, Katie Pladl  ishte dënuar nga autoritetet në SHBA për incestit, pasi u bë e njohur se ata ishin martuar dhe kishin lindur një  djalë me emrin Bennett Pladl.

"Raketa që provojnë dobësinë, jo forcën e Perëndimit"

Postuar në 14 Prill, 2018 16:08

Vendet e Perëndimit kanë përshëndetur dhe mbëshetur sulmin ajror mbi Siri të rakorduar mes SHBA-Britani-Francës. Janë tre vende që përbëjnë zemrën e aleancës atlantike të pas Luftës së Dytë Botërore, tre vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit që duket se ndjejnë se duhet të ruajnë dhe mbrojnë atë rend global që zuri fill me Jaltën.

Rusët dhe Assad ironizojnë "raketat e mençura" të Trump (Video)

Postuar në 14 Prill, 2018 13:16

Ndonëse me pasoja, sulmet ajrore të SHBA, Francës dhe Britanisë mund të konsiderohen si ... një sukses i madh për Bashar al-Assad dhe ushtrinë e tij.

Presidenca siriane ka postuar në Twitter një video që tregon Assadin duke shkuar në zyrën e tij të shtunën në mëngjes. Publikimi i kësaj video përforcon pohimin e ushtrisë siriane që pretendon se ka shkatërruar shumë nga raketat inteligjente të fuqive perëndimore.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota