Një histori e tmerrshme inçesti në SHBA (Video)
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/04/incesti_2018_04_15_10.jpg?itok=GfXkqMgS)
Një histori e pabesueshme inçesti në SHBA la pas katër të vdekur, duke përfshirë edhe një foshnje 7 muajshe. 42-vjeçari Steven Pladl, i cili kishte marrëdhënie incesti me vajzën e tij të 20-vjeçar biologjike, Katie Pladl ishte dënuar nga autoritetet në SHBA për incestit, pasi u bë e njohur se ata ishin martuar dhe kishin lindur një djalë me emrin Bennett Pladl.
Fundi tragjik i kësaj historie u shënua të shtunën kur nëna e 42 vjeçarit shkoi në shtëpinë e çiftit dhe e gjeti të vdekur fëmijën e tyre. Steven Pladl më vonë u gjet i vdekur me një plumb në kokën, në Nju Jork, ndërsa kufomat e vajzës së tij 20-vjeçare Katie Pladl dhe të 56-vjeçarit që e kishte adoptuar, Anthony Fusco, u gjet më vonë në Konektikat.
Historia e tmerrshme e incestit u zbulua në vitin 2017 dhe shkaktoi pështjellim të madh në SHBA. 42 vjeçari Steven Pladl kishte divorcuar gruan e tij, pasi gjeti vajzën e tij biologjike të cilën ai e kishte dhënë për adoptim, kur ajo ishte një fëmijë. Ishte vajza e tij që e kishte kërkuar dhe kur e gjeti ra në në një marrëdhënie të sëmurë dashurie, rezultati i të cilës ishte një fëmijë.
Add new comment