Blloku Bota

Ton tjetër në Beograd nga kryeministri belg

Postuar në 25 Prill, 2018 11:43

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka luajtur sërish me mesazhet ndaj Europës duke shfrytëzuar një takim të tijin me kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel. Ky i fundit ka qenë në Beograd pas vizitës që zhvilloi në Tiranë, e ku në një konferencë për shtyp me homologun shqiptar, Edi Rama, la të kuptohej se vendimi për hapjen e negociatave është ende në process shqyrtimi. Nga ana e tij, Vuçiç ka hedhur tezën se “Michel ka sjellë disa propozime të reja” të cilat siç tha ai do të bëhen publike kur të integrohen si pjesë e politikave të BE-së.

Iran/Dyshime se është zbuluar trupi i mumifikuar i Reza Shah Pahlavit

Postuar në 25 Prill, 2018 02:00

Zbulimi në Iran i një trupi të mumifikuar afër ish-mauzoleumit mbretëror ka ngritur dyshimet për gjetjen e kadavrës së ish-Shahut Reza Pahlavi, themelues i dinastisë Pahlavi. Mediat citojnë Hassan Khalilabadi, kryetar i Këshillit të Qytetit në Teheran i cili ka ngritur hipotezën se mund të jetë fjala për trupin e Shahut të dikurshëm të Iranit. Trupi u zbulua gjatë punimeve për ndërtimin e një faltoreje Shiite në Teheran.

Reza Pahlavi vdiq në ekzil dhe djali i tij, Mohammad Reza Shah erdhi në pushtet deri në vitin 1979.

Një mënyrë për të bërë protesta të vogla por efektive

Postuar në 24 Prill, 2018 15:10

Ish-kryeredaktori i Breitbart, media e së djathtës ekstreme në SHBA, Milo Yiannopoulos, është detyruar të dalë nga një lokal në Mangatan, pasi një grup klientësh nisën të thërrasin: Plehrë naziste, dil jashtë. Ata u identifikuan si anëtarë të Partisë Demokratike Socialiste të SHBA dhe kanë detyruar Yiannopoulos të largohet. Ai konsiderohet si një zë provokator dhe radikal. 

Gruaja që kërcënon triumfin e Erdogan

Postuar në 22 Prill, 2018 17:31

E quajnë “Marine Le Pen e Turqisë" për shkak të përfshirjes për shumë vite në partinë e ekstremit të djathtë MHP.

Po ashtu ajo është kthyer në makthin e Erdogan në rrugën drejt rizgjedhjes. Jo sepse do të ketë një përqindje të barabartë me presidentin aktual, por për shkak se në qoftë se tejkalon 10% ju mund të kontrollojë përparimin triumfin e një presidenti suprem.

Der Spiegel: Zgjedhjet, shenjë dobësie e Erdogan

Postuar në 21 Prill, 2018 22:39

Revista Spiegel në një koment për zgjedhjet e parakohshme në Turqi thotë se ky vendim është shenjë e pasigurisë së Erdogan për të ardhmen e tij politike.

Ambasadori i Turqisë në BE: Nuk ka një gjë të tillë si Ballkani Perëndimor. Progres raporti ka probleme serioze

Postuar në 21 Prill, 2018 11:55

Turqia ka akuzuar Bashkimin Europian se po favorizon vendet ballkanike me politikën e vet të zgjerimit. Ambasadori i Turqisë në BE, Faruk Kaymakci ka deklaruar në një intervistë për Euractiv se BE-ja po injoron vështirësitë e Turqisë dhe po dështon në ofrimin e një perspektive të qartë pranimi për Ankaranë.

Rusia nuk jep më garanci për integritetin territorial të Sirisë

Postuar në 20 Prill, 2018 17:50

Rusia nuk jep më garanci për integritetin territorial të Sirisë. Në një deklaratë që raportohet fillimisht nga agjencia, Interfax, zv.ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, citohet të jetë shprehur se evoluimi i situatës në Siri nuk është i parashikueshëm.

Ne nuk e dimë sesi do të zhvillohet situata në kuptim të asaj nëse është e mundur që Siria të qëndrojë më si një vend i vetëm”, tha Ryabkov.

Presidenti i Ugandës ndalon seksin oral: "Goja është për të ngrënë, jo për seks"

Postuar në 19 Prill, 2018 11:38

Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni ka paralajmëruar publikisht qytetarët e vendit të vet se ka ndërmend të ndalojë seksin oral. Sipas tij praktika të këtilla promovohen nga të huaj, ndërkohë që ka shtuar fare qartë mendimin e tij për funksionet parësore të organeve:

Goja është për të ngrënë, jo për seks. Ne e dimë ku është seksi, ne e dimë adresën e tij

tha ai.

Më herët ai ka ndërmarrë nisma edhe kundër komunitetit homoseksual duke cilësuar të gjitha këto si praktika të gabuara.

Erdogan shpall zgjedhje të parakohshme

Postuar në 18 Prill, 2018 17:09

Turqia do të mbajë zgjedhje të parakohshme më 24 Qershor. Ato u njoftuan nga presidenti Erdogan pas një vendimi të konsultuar me organet drejtuese të partisë së tij dhe kreun e Partisë Nacionaliste (MHP) Devlet Bahçeli

Presidenti turk tha se pavarësisht referendumit të vitit të kaluar, sistemi i ri presidencial nuk mund të zbatohej plotësisht deri në zgjedhjet e 2019, kështu që ky mosfunksionim i administratës krijonte pengesa.

Japonia publikon emrat e pjesëtarëve të Njësisë 731

Postuar në 18 Prill, 2018 12:20

Japonia ka publikuar emrat e anëtarëve të Njësisë 731, e cila është e famshme për eksperimentet që kryente mbi civilët kinezë në vitet ’30-40. Njësia synonte zhvillimin e armëve biologjike dhe sipas dëshmive të publikuara, ajo përdorte njerëz për të testuar efektet e provave që bëheshin me bacilë të ndryshëm. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota