Rusia nuk jep më garanci për integritetin territorial të Sirisë

Postuar në 20 Prill, 2018 17:50

Rusia nuk jep më garanci për integritetin territorial të Sirisë. Në një deklaratë që raportohet fillimisht nga agjencia, Interfax, zv.ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, citohet të jetë shprehur se evoluimi i situatës në Siri nuk është i parashikueshëm.

Ne nuk e dimë sesi do të zhvillohet situata në kuptim të asaj nëse është e mundur që Siria të qëndrojë më si një vend i vetëm”, tha Ryabkov.

Kjo deklaratë pason takimin tripalësh mes presidentëve të Rusisë, Iranit dhe Turqisë  ku u ra dakord që të mbështetet integriteti territorial i Sirisë. Në këtë vend janë stacionuar trupa ruse, trupa turke dhe disa mijëra trupa të Perëndimit. Duket se fati I Sirisë është vulosur me të njëjtat metoda të cilat Ballkani i njeh shumë mirë.

https://www.middleeastmonitor.com/20180420-russia-not-sure-if-syria-will...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.