integriteti territorial
Rusia nuk jep më garanci për integritetin territorial të Sirisë
Rusia nuk jep më garanci për integritetin territorial të Sirisë. Në një deklaratë që raportohet fillimisht nga agjencia, Interfax, zv.ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, citohet të jetë shprehur se evoluimi i situatës në Siri nuk është i parashikueshëm.
“Ne nuk e dimë sesi do të zhvillohet situata në kuptim të asaj nëse është e mundur që Siria të qëndrojë më si një vend i vetëm”, tha Ryabkov.
Kerry në Kosovë: “SHBA nuk mbështesin asnjë marrëveshje që cenon integritetin territorial të Kosovës. Kuvendi nuk është vend për gaz lotsjellës”
Vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry në Kosovë ka përfunduar me disa mesazhe të qarta për politikën e brendshme kosovare, ashtu edhe për politikën rajonale. Në konferencën për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, Kerry ka theksuar se SHBA-të nuk do të mbështesin asnjë marrëveshje që cenon integritetin e Kosovës. “Nënshkrimi i marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, bashkë me MSA-në, ka mbështetjen tonë. ShBA-të nuk do të mbështetnin asnjë marrëveshje që do të cenonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, tha ai.