Erdogan shpall zgjedhje të parakohshme

Postuar në 18 Prill, 2018 17:09

Turqia do të mbajë zgjedhje të parakohshme më 24 Qershor. Ato u njoftuan nga presidenti Erdogan pas një vendimi të konsultuar me organet drejtuese të partisë së tij dhe kreun e Partisë Nacionaliste (MHP) Devlet Bahçeli

Presidenti turk tha se pavarësisht referendumit të vitit të kaluar, sistemi i ri presidencial nuk mund të zbatohej plotësisht deri në zgjedhjet e 2019, kështu që ky mosfunksionim i administratës krijonte pengesa.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare janë vendimtare për Turqinë pasi do të shënojnë hyrjen në fuqi të shumicës së masave që rrisin pushtetin e presidentit të vendit, të miratuara në referendumin për ndryshimin e kushtetutës në prill të vitit 2017.

Kjo do të thotë se ligjet zbatuese të sistemit të ri presidencial, të cilat ende nuk janë përfunduar, duhet të kalojnë sa shpejt në parlament.  Vlen të përmendet se deri dje, partia në pushtet kishte deklaruar se nuk dëshironte zgjedhje të parakohshme, por pas konsultimeve mes Presidentit turk dhe Devlet Bahçeli AKP dhe MHP kanë arritur marrëveshjen e bashkëpunimit në funksion të zgjedhjeve të ardhshme, ku Erdogan do të jetë kandidat i përbashkët i këtyre dy partive.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.