Blloku Bota
Video/Stuhia prek disa vende të Lindjes së Mesme
Trump shtyn me tre vjet hapjen e dosjes së vrasjes së ish-presidentit Kennedy
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar para dy ditësh se publiku duhet të presë edhe tre vjet apo më shumë për të parë dosjet e klasifikuara që kanë të bëjnë me vrasjen e ish-presidentit John Kennedy.
Drejtuesja e re e CIA-s/Dyshime serioze se ka asistuar personalisht seanca torture
Duket se raportimet e mediave të ndryshme amerikane se shefja e re e CIA-s, Gina Haspel, ka drejtuar dhe mbikëqyrur seanca torture, janë verifikuar në rrugë dokumentare. National Security Archive në Universitetin “GeorgeTown”ka publikuar atë që e quan dosja e torturës së Gina Haspel, e cila përmban nëntë dokumente të cilat konfirmojnë se Haspel ka qenë në krye të operacioneve ku aplikohej tortura kur drejtone stacionin e CIA-s në Tajlandë.
Hendeku mbetet
Një shfaqje miqësore pavarësisht mosdakordësisë për çështjet tregtare dhe marrëveshjen bërthamore me Iranin, e cilësuan mediat ndërkombëtare takimin e Donald Trump dhe kancelares Merkel në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan përgëzoi kancelaren për fitoren në zgjedhje, duke lënë të kuptohet se keqkuptimet janë tejkaluar. "Ne kemi pasur një marrëdhënie vërtetë të mrekullueshme që nga fillimi, por disa nuk e kuptojnë"- tha presidenti amerikan duke e quajtur Kancelaren nje "grua shumë të madhe."
ShBA, propozohet nismë për bllokimin e shitjes së avionëve F-35 Turqisë
Tre senatorë amerikanë kanë zyrtarizuar nismën ligjore për bllokimin e transferimit drejt Turqisë të avionëve F-35 që konsiderohen si shumë të avancuar dhe shumë të shtrenjtë. Ndonëse Turqia është një vend anëtar i NATO-s dhe ndonëse ajo prodhon avionë që shpëtojnë radërve, tre senatorët mendojnë se politikat e Erdogan po shkojnë kundër interesave amerikane dhe po shpërbëjnë paradigmat e vlerave demokratike.
Ambasada në Jeruzalem, Turqia propozon mekanizëm bashkëpunimi BE-Konferenca Islamike
Turqia synon të riaktivizojë mekanizmin e bashkëpunimit me Bashkimin Europian me synim frenimin e vendimit të SHBA për të zhvendosur ambasadën e vet në Izrael, drejt Jeruzalemit.
Historike, Kim Jong-un kalon kufirin drejt Jugut në një vizitë zyrtare
Është zhvilluar sot takimi historik mes përfaqësuesve më të lartë të dy Koreve, Kim Jong-un nga Veriu dhe Moon Jae-in nga Jugu. Jong-un ka nisir vizitën në Jug duke u takuar me homologun e tij në linjën kufitare të përcaktuar me luftën e vitit 1953 duke bërë madje edhe gjestin e ecjes së bashku nëpër të.
Fotolajm/Publikohet takimi Pompeo-Kim Jong Un
Shtëpia e Bardhë ka publikuar foto të takimit mes ish-kreut të CIA-s Mike Pompeo me kreun e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Takimi u zhvillua në fillim të muajit prill në kuadër të përpjekjeve për një marrëveshje mes ShBA dhe Koresë. Sot Pompeo është miratuar si sekretar Shteti në Senatin amerikan.
Macron eklipson kancelaren Merkel
Presidenti francez, Emmanuel Macron është pritur në mënyrë të pazakontë në SHBA. Pas takimit me presidentin Donald Trump, Macron ka folur para Kongresit amerikan. Macron I është referuar historisë së përbashkët, ai e ka quajtur Kongresin tempull të demokracisë, duke shkuar më tej në bazën e përbashkët të historikut të të dyja vendeve. Vizita e Macron paraprin atë të kancelares gjeërmane Angela Merkel, por po shikohet qysh tani si një ofensivë që përcakton lidershipin e Europës.
Madrid/Kryebashkiakja jep dorëheqjen. Kishte diplomë false dhe u filmua duke vjedhur në supermarket
Kryebashkiakja e Madridit Cristina Cifuentes jep dorëheqjen pasi shfaqet në një video duke vjedhur në supermarket, disa javë pas akuzave për diplomë masteri të falsifikuar. Dyshohet se ajo mori pa paguar dy kremra anti-rrudhë që kushtonin 40 euro, raporton BBC.
Cifuentes, 53 vjeçe, dorëzoi diplomën e masterit të saj javën e kaluar, kur u konstatua se dy firma në dokument ishin të falsifikuara. Dorëheqja e saj është një goditje për kryeministrin Mariano Rajoy, partia e të cilit është përballur së fundmi me skandale korrupsioni.