ShBA, propozohet nismë për bllokimin e shitjes së avionëve F-35 Turqisë

Tre senatorë amerikanë kanë zyrtarizuar nismën ligjore për bllokimin e transferimit drejt Turqisë të avionëve F-35 që konsiderohen si shumë të avancuar dhe shumë të shtrenjtë. Ndonëse Turqia është një vend anëtar i NATO-s dhe ndonëse ajo prodhon avionë që shpëtojnë radërve, tre senatorët mendojnë se politikat e Erdogan po shkojnë kundër interesave amerikane dhe po shpërbëjnë paradigmat e vlerave demokratike.
Senatorët republikanë James Lankford dhe Thom Tillis dhe demokrati Jeanne Shaheen, kanë deklaruar se në kushte të tilla politike është shumë e ndjeshme kalimi i një teknologjie të tillë Turqisë së Erdoganit.
Vendimet strategjike të Turqisë për fat të keq dalin jashtë linjës së interesave të ShBA dhe shpesh kundër tyre. Këto faktorë e bëjnë transferimin e F-35 shumë të rrezikshme
tha senatori Lankford.
Situata është e ndërlikuar pasi kompanitë turke janë përfshirë në prodhimin e pjesëve të këtij avioni dhe ndërkohë Ankaraja ka planifikuar blerjen e 100 copë F-35.
Add new comment