Macron eklipson kancelaren Merkel
Presidenti francez, Emmanuel Macron është pritur në mënyrë të pazakontë në SHBA. Pas takimit me presidentin Donald Trump, Macron ka folur para Kongresit amerikan. Macron I është referuar historisë së përbashkët, ai e ka quajtur Kongresin tempull të demokracisë, duke shkuar më tej në bazën e përbashkët të historikut të të dyja vendeve. Vizita e Macron paraprin atë të kancelares gjeërmane Angela Merkel, por po shikohet qysh tani si një ofensivë që përcakton lidershipin e Europës. Në një artikull të gjatë revista “Spiegel” theksonte se Gjermania po humbet rolin e vet drejtues dhe se vizita e Merkel është eklipsuar tërësisht. Do të duhet kohë që Macron të zëvendësojë realisht Merkel, por duket se koha e kancelares po perëndon dhe vetë diskutimi i marrëveshje bërthamore me Iranin si dhe çështjet e Lindjes së Mesme, flasin për një ambicie të re të Francës.
Add new comment