Blloku Bota

Ndërpret fjalët “Krishti u Ngjall” dhe këndon himnin

Postuar në 08 Prill, 2018 21:08

Aktualiteti politik në Greqi dhe përplasjet në distancë mes Athinës dhe Ankarasë ku nuk kanë munguar tonet e luftës kanë interferuar edhe në hierarkinë e Kishës. Në një gjest simbolik kryepeshkopi Jeronimus teksa këndonte fjalët “Krishti u Ngjall” para qindra besimtarëve në katedralen e Athinës me rastin e festimit të Pashkëve, ndërpreu në mes liturgjinë duke nisur këndimin e himnit kombëtar.

Mediat shkruajnë se kjo lëvizje e Primatit të Kishës Greke ndodh për herë të parë, pasi në vitet e mëparshme, Jeronimi vazhdonte normalisht meshën teksa në sfond dëgjohej himni kombëtar.

Kriza e raketave, del në ankand harta e sulmit amerikan në Kubë (Foto)

Postuar në 08 Prill, 2018 18:51

Në Boston do të nxirret në ankand një hartë e Kubës, ekspozimi i së cilës është një rikthim në ditët e errëta të Luftës së Ftohtë. Ishte presidenti i atëhershëm amerikan, John Fitzgerald Kennedy, i cili konsultoi hartën që  tregon dhjetra objektiva ushtarake në vendin komunist. Harta është një prej dokumentave nga kriza e raketave kubane. Një konfrontim që shpërtheu në tetor të vitit 1962 mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik dhe që zgjati 13 ditë pasi raketat balistike sovjetike u instaluan në Kubë.

Rreziku i një mandati të tretë për Viktor Orban

Postuar në 08 Prill, 2018 16:37

Që prej vitin 1989 Hungaria zhvillon zgjedhje në një atmosferë të nderzur politike, por këtë herë, klima është më e tensionuar se kurrë.

Kryeministri konservator dhe populist Viktor Orban si dhe partia e tij Fidesz, argumentojnë se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në vend, pasi  ekzistenca e kombit hungarez është e kërcënuar nga "emigrantët" dhe " forcat internacionaliste ". Për forcat e majta dhe opozitën e krahut të djathtë, përkundrazi është në rrezik sundimi i ligjit dhe demokracia.

Përditësuar/Kamionçina terrorizon Gjermaninë

Postuar në 07 Prill, 2018 18:53

Vetëm një vit pas sulmit të Stokholmit, ku një kamion ra mbi një turmë njerëzish duke vrarë pesë vetë, Europa përjeton sërish tmerrin e sulmeve të ngjashme. Një kamionçinë hyri në një rrugë këmbësorësh të qytetit të vjetër Münster të Gjermanisë, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur tjetër dhjetra të tjerë nga të cilët, gjashtë janë transportuar në gjendje kritike në spital. Frika është se numri i viktimave do të jetë më i lartë, pasi sulmi ndodhi në një zonë të populluar.

SHBA pengon hetimet për Rripin e Gazës

Postuar në 07 Prill, 2018 17:33

Kuvajti, shtet anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, propozoi të premten miratimin e një rezolute nga OKB për të kryer një hetim të pavarur rreth përplasjeve vdekjeprurëse në kufirin izraelit në Rripin e Gazës. Por SHBA  vazhdon ta bllokojë këtë iniciativë, siç bëri një javë më parë. Së paku shtatë palestinezë u vranë dhe të paktën 400 u plagosën të premten në afërsi të kufirit mes Rripit të Gazës dhe Izraelit.

Soros hyn në lojën e monedhave virtuale

Postuar në 07 Prill, 2018 15:21

George Soros ndryshon mendje. Bloomberg njofton se miliarderi i njohur ka dhënë aprovimin për përfshirjen e kapitaleve të veta në tregëtimin e monedhave virtuale. 

Erdogan i lëshon një shuplakë edhe Francës

Postuar në 06 Prill, 2018 22:37

Flasin për paqen dhe propozojnë lloj lloj hartash, por në të vërtetë në terren forcat e vendeve të ndryshme perëndimore po i hedhin benzinë zjarrit në Siri. Pak ditë më parë, mediat turek raportuan se forcat speciale franceze janë të stacionuara në pesë baza në Sirinë e Veriut, në zona që përkojnë me ato ku operojnë kurdët peshmerga.

"Nuk do të ketë luftë me Turqinë, por Kammenos duhet të largohet"

Postuar në 05 Prill, 2018 12:27

Nuk do të ketë luftë me Turqinë. Nuk ka ndonjë arsye objektive për këtë.

Armatoset Europa, rriten me 2.6 shpenzimet për mbrojtjen

Postuar në 04 Prill, 2018 18:57

Europa është duke u përgatitur për shpenzime të mëdha në fushën e mbrojtjes.  Sfida është që  shumë qeveri të kalojnë me sukses hezitimin për të blerë armë  dhe për të bashkëpunuar në programe shumëkombëshe edhe nëse kjo do të thotë më pak vende pune për industritë e tyre. Aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, ndërhyrja e saj ushtarake në Ukrainën Lindore dhe agresioni i Moskës në vende të tjera kanë bërë që qeveritë në të gjithë Europën të shqetësohen për sigurinë e tyre.

"Turqia nuk është më partner strategjik i Perëndimit"

Postuar në 04 Prill, 2018 11:52

Sjellja e Turqisë në raport me Perëndimin duket se po çon në rivlerësim të partneritetit dypalësh. Ankaraja zyrtare nën drejtimin e Recep Tayyip Erdogan po e përkufizon veten si një aktor gjeopolitik të cilit i rri shumë ngushtë kostumi i një aleati të SHBA, apo thjesht një anëtari të NATO-s. Në një shkrim në EuObserver, autori Simon Waldman, një lektor në King’s College London, ndan mendimin se Turqia nuk duhet konsideruar më partner strategjik i Perëndimit.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota