Ndërpret fjalët “Krishti u Ngjall” dhe këndon himnin
Aktualiteti politik në Greqi dhe përplasjet në distancë mes Athinës dhe Ankarasë ku nuk kanë munguar tonet e luftës kanë interferuar edhe në hierarkinë e Kishës. Në një gjest simbolik kryepeshkopi Jeronimus teksa këndonte fjalët “Krishti u Ngjall” para qindra besimtarëve në katedralen e Athinës me rastin e festimit të Pashkëve, ndërpreu në mes liturgjinë duke nisur këndimin e himnit kombëtar.
Mediat shkruajnë se kjo lëvizje e Primatit të Kishës Greke ndodh për herë të parë, pasi në vitet e mëparshme, Jeronimi vazhdonte normalisht meshën teksa në sfond dëgjohej himni kombëtar.
Kryepeshkopi grek u brohorit nga të pranishmit që e panë si një mbështetje për dy ushtarët greke që mbahen që prej marsit në 1 Burgun e Edirnesë në Turqi pasi kaluan kufirin në rajonin e Evros. Për kthimin sa më shpejt të dy ushtarakëve greke pranë familjeve të tyre u lut në mesazhin e tij edhe Patriarku Ekumenik Bartolomeu.
Add new comment