jeronimi

500 euro boll janë për mua. Do ha, fle dhe do nxjerr shëtitje qenin

Postuar në 24 Tetor, 2022 16:17

Në një intervistë për gazetën “Kathimerini”, Kryepeshkopi i Athinës dhe Greqisë, Jeronimi, ka folur për nevojën e një “ri-evangjelizmi” në shekullin e konsumizmit. Ai ka folur për një dekadencë të madhe përkundrejt të cilës lind nevoja për të vepruar bashkarisht.

Për të kuptuar se deri ku ka mbërritur shoqëria në përgjithësi, Jeronimi ka treguar një histori personale.

Ndërpret fjalët “Krishti u Ngjall” dhe këndon himnin

Postuar në 08 Prill, 2018 21:08

Aktualiteti politik në Greqi dhe përplasjet në distancë mes Athinës dhe Ankarasë ku nuk kanë munguar tonet e luftës kanë interferuar edhe në hierarkinë e Kishës. Në një gjest simbolik kryepeshkopi Jeronimus teksa këndonte fjalët “Krishti u Ngjall” para qindra besimtarëve në katedralen e Athinës me rastin e festimit të Pashkëve, ndërpreu në mes liturgjinë duke nisur këndimin e himnit kombëtar.

Mediat shkruajnë se kjo lëvizje e Primatit të Kishës Greke ndodh për herë të parë, pasi në vitet e mëparshme, Jeronimi vazhdonte normalisht meshën teksa në sfond dëgjohej himni kombëtar.

Kisha greke në krye të protestave për emrin e Maqedonisë. Kryepeshkopi Jeronim: Nuk mund të heshtim

Postuar në 07 Shkurt, 2018 17:53

Protestat në Greqi  kundër opsioneve që po diskutohen me Shkupin zyrtar për emrin e Maqedonisë kanë patur edhe përfshirjen e Kishës Orthodhokse Greke. Si një nga organizatoret e tyre, Kisha ka dalë hapur në një angazhim poilitik dhe shoqëror që pak duket se ka të bëjë me misionin e saj, e për më shumë me mesazhet dhe tekstet që ajo referon në mësimet e veta.

Subscribe to RSS - jeronimi