Pashket
Ndërpret fjalët “Krishti u Ngjall” dhe këndon himnin
Aktualiteti politik në Greqi dhe përplasjet në distancë mes Athinës dhe Ankarasë ku nuk kanë munguar tonet e luftës kanë interferuar edhe në hierarkinë e Kishës. Në një gjest simbolik kryepeshkopi Jeronimus teksa këndonte fjalët “Krishti u Ngjall” para qindra besimtarëve në katedralen e Athinës me rastin e festimit të Pashkëve, ndërpreu në mes liturgjinë duke nisur këndimin e himnit kombëtar.
Mediat shkruajnë se kjo lëvizje e Primatit të Kishës Greke ndodh për herë të parë, pasi në vitet e mëparshme, Jeronimi vazhdonte normalisht meshën teksa në sfond dëgjohej himni kombëtar.
Pashkë nën frikën e terrorizmit (Video)
Për herë të parë pashkët në Shqipëri festohen nën frikën e sulmeve terroriste. Katedralja ortodokse Ringjallja e Krishtit dhe ajo e Shën Palit u vunë të premten nën vëzhgim 24 orë nga policia e shtetit, patrullat shqiponja dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.
Mesazhi i Kryepeshkopit për Pashkët: Po sundon padrejtësia dhe urrejtja, duhet të dalim nga ky dëshpërim
Mesazhi i kryepeshkopit Janullatos drejtuar besimtarëve me rastin e të premtes së Pashkëve veç simbolikës fetrare përcolli edhe një konstatim për situatën që po kalon shoqëria shqiptare, si një realitet i pashkëputur nga zhvillimet rajonale dhe ato globale.
Pashkët dhe urimet e politikës
Politika e ka bërë zakon që për çdo festë fetare të vrapojë në selitë e komuniteteve fetare për të bërë urimet e rastit dhe për të shfaqur qasjen që ata kanë me simboliken e këtyre festave, nga kurbani, deri tek ringjallja apo rilindja. Çuditërisht në festën e Pashkës Katolike, i vetmi që nuk doli nga shtëpia ishte kryeministri Rama, i cili në të shkuarën nuk i ka neglizuar këto festa, madje ka bërë urimet e rastit edhe në festën e ashures.