Pashkë nën frikën e terrorizmit (Video)

Postuar në 14 Prill, 2017 23:13

Për herë të parë pashkët në Shqipëri  festohen nën frikën e sulmeve terroriste. Katedralja ortodokse Ringjallja e Krishtit dhe ajo e Shën Palit u vunë të premten nën vëzhgim 24 orë nga policia e shtetit, patrullat shqiponja dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Shtimi i masave të sigurisë nisi që herët gjatë mesditës, ku bënë shfaqjen edhe forcat Rena, të instaluara në bulevardi Zhan Dark.  Policia thotë se rritja e masave të sigurisë në vigjilje të festës së Paskëve vjen pas sulmeve terroriste në Gjermani, Suedi e Britani dhe se shtimi i forcave të rendit pranë objekteve të kultit bëhet për të parandualuar çdo situatë rreziku, raporton Tv Klan. I njëjti nivel alarmi është edhe në Kosovës ku policia vurin ne pranga Rakip Abdyli nga Peja pasi përmes rrjeteve sociale kishte bërë thirrje për akte terroiste në kisha e manastire gjatë festës së Pashkëve.

POLICIA TE KATEDRALET by trelosjermatis

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.