Mesazhi i Kryepeshkopit për Pashkët: Po sundon padrejtësia dhe urrejtja, duhet të dalim nga ky dëshpërim

Postuar në 30 Prill, 2016 09:39

Mesazhi i kryepeshkopit Janullatos drejtuar besimtarëve me rastin e të premtes së Pashkëve veç simbolikës fetrare përcolli edhe një konstatim për situatën që po kalon shoqëria shqiptare, si një realitet i pashkëputur nga zhvillimet rajonale dhe ato globale.

“Në ditët tona, një dëshpërim shumëformësh dhe i papërcaktuar ka pushtuar zemrat e njerëzve. Shumë gjëra që ndodhin rreth nesh dëshmojnë se sundon padrejtësia, se urrejtja mbizotëron, se e vërteta minohet. Dhe kjo ndodh në jetën e secilit prej nesh, në rrafsh lokal dhe global.”-theksoi kryepeshkopi Janullatos në kumtimin e tij.

Kreu i Kishës Autoqefale drejtoi edhe një thirrje për klerin dhe popullin ortodoks për të dalë nga ky dëshpërim. “Kjo “e kremte e të kremteve” na fton në një dalje shumëdimensionale: Dalje nga dëshpërimi për shkak të varfërisë, vështirësive të pakapërcyeshme ekonomike, trazirave në rajonin tonë, nga konfuzioni dhe pafuqishmëria që shkaktojnë valët e refugjatëve dhe pasojat e tyre. Dalje nga dëshpërimi që akumulon hidhërimi i padrejtësisë, i shpifjes, i pakënaqësisë dhe i zemërimit për shkak të mosmirënjohjes së atyre që kemi mbështetur ose nga tradhtia e atyre që kemi dashur.Dhe, për më tepër, marrim fuqi për të kryer ndërhyrje të guximshme dhe përpjekjet e duhura sociale duke filluar nga ambienti ynë i ngushtë, familja, qyteti, vendi ku jetojmë”-theksoi kryepeshkopi.   

Comments

Submitted by Autoktoni (not verified) on

Fjalet e kryepeshkopit jane te mira, por kane dale nga goja e gabuar.
Janullatosi duhet te jete i ndergjegjesuar qe duhet te ike nga vendi yne.
Ka tejkaluar cdo tolerim te shqiptareve.
Nje ore e me pare larg nga kjo toke qe nuk i duron uzurpatoret, si puna e ketije predikuesi qe ka uzurpuar postin e kryepeskopit qe me statutin e kishes autoqefale, duhet patjeter te jete me kombesi dhe shtetesi shqiptare.
Per kete gje e quajme uzurpator. Pra, pushtues.
Duke qene pushtues, dhe si cdo i tille, duhet te perzihet edhe me force nga kjo toke.
Largohu nga shqiperia o pushtuesi Janullatos.
Largohu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.