Blloku Bota

Erdogan del i kënaqur nga "pazari" i Varnës

Postuar në 27 Mars, 2018 11:12

Sipas zyrtarëve europianë, samiti i Varnës në Bullgari hapi rrugë të reja në marrëdhëniet BE-Turqi.  Pavarësisht frikës se ky takim mund të ishte një ndeshje boksi mes Brukselit dhe Ankarasë, burime u shprehën se Presidentit turk u shpreh i kënaqur me rezultatet.Gjatë bisedimeve u shmangën tonet e larta dhe bisedimet u përqëndruan në konsultimet mbi tri fusha kryesore, migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe energjia.

Videolajm/Dorëzimi i zyrtarit serb Marko Gjuriç në pikën kufitare të Merdares

Postuar në 27 Mars, 2018 10:48

Një fitore diplomatike për Theresa May

Postuar në 27 Mars, 2018 09:47

Edhe Maqedonia i është bashkuar masave të marra nga disa vende kryesore të Perëndimit për çështjen “Skripal”. Ministria e Jashtme e këtij vendi ka njoftuar se është dëbuar nga vendi një person, pjesë e stafit të ambasadës ruse në Shkup.

Çështja "Skripal", Trump dëbon 60 diplomatë rusë

Postuar në 26 Mars, 2018 15:34

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë bashkuar Britanisë së madhe në krizën diplomatike me Rusinë për çështjen “Skripal”. Sot mediat e ndryshme raportojnë se presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar largimin nga SHBA të 60 diplomatëve rusë si dhe ka mbyllur konsullatën ruse në Seattle.

Urdhëri përfshin largimin nga territori të 12 zyrtarëve të shërbimit sekret në OKB çka sipas interpretimit të Reuters, “reflekton rritjen e shqetësimit për aktivitetet ruse në SHBA”.

Tragjedia në Qendrën Tregëtare, 41 nga viktimat janë fëmijë (Video)

Postuar në 26 Mars, 2018 12:16

Numri i viktimave nga zjarri që shpërtheu në një qendër tregtare në qytetin rus të Kemerovos arriti në 64, tha Vladimir Putskov, Ministri i Jashtëm i Jashtëm i Rusisë.
Sipas burimeve zyrtare 41 nga viktimat janë fëmijë.  Zjarri filloi në një nga katet më të larta të qendrës tregtare Zimnyaya Vishnya dhe shumë nga fëmijët që vdiqën ishin në një kinema.

Aktorja Daniels përmbys gjithçka

Postuar në 26 Mars, 2018 11:23

Aktorja e filmave pornografikë, Stormy Daniels, ka deklaruar në një intervistë për gazetarin Anderson Cooper të CBS se ajo është kërcënuar për çështjen e marrëdhënieve seksuale me Donald Trump në vitin 2006. Ajo ka pranuar se ka gënjyer kur herën e parë mohoi të ketë patur marrëdhënie me Trump, por ka shtuar se raporti ka qenë konsensual.

Vendet e BE-së, ndër furnizuesit kryesorë të armëve në konfliktin Arabi Saudite-Jemen

Postuar në 26 Mars, 2018 10:42

Vendet e Bashkimit Europian figurojnë mes shitësve më të mëdhenj të armëve në konfliktin mes Arabisë Saudite dhe Jemenit. Britania e Madhe qëndron në krye me 4.2 miliardë euro armë të shitura në vitin 2015 për Arabinë Sauidte, ndjekur nga Franca me 1 miliardë në vitin 2016, Italia dhe Spanja me nga 100 milionë euro.

Edhe SHBA pritet të dëbojë diplomatë rusë për çështjen "Skripal". Mbetet vetëm Shqipëria...

Postuar në 24 Mars, 2018 17:38

Pas Britanisë së Madhe dhe disa vendeve të BE-së, edhe SHBA po mendon të marrë masa të forta ndaj diplomatëve rusë për shkak të çështjes “Skripal”. “Bloomberg” raporton se edhe administrata amerikane e Presidentit Donald Trump po konsideron dëbimin e diplomatëve rusë që shërbejnë në selinë diplomatike në SHBA.

Trump ra dakord me rekomandimin e këshilltarëve dhe dëbimet ka gjasë të njoftohen të hënën

Ambicia e Serbisë për të qenë vendi pritës i takimit Trump-Putin

Postuar në 24 Mars, 2018 11:21

Serbia ka shprehur së fundmi interesin dhe gatishmërinë për të pritur takimin Trump-Putin që është parashikuar të mbahet së shpejti. Mediat serbe citojnë ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç të ketë shprehur dëshirën, por edhe arsyet pse Serbia është vendi i përshtatshëm. 

Ikën edhe këshilltari për Sigurinë, McMaster. John Bolton vjen në detyrë

Postuar në 23 Mars, 2018 11:53

Këshiltari për Sigurinë i presidentit të SHBA, H.R McMaster është shkarkuar nga detyra të martën për t’u zëvendësuar me ish-ambasadorin në OKB, John Bolton. Ky i fundit njihet si njeri i linjës së ashpër dhe ka mbrojtur ndërhyrjen ushtarake amerikane në Irak, në Iran dhe tani është pro nddërhyrjes edhe në Korenë e Veriut.

Mediat që raportojnë rokadën në këshillin e sigurisë, sjellin në vëmendje një opinion të Bolton në muajin shkurt, sipas të cilit Bolton konsideronte një sulm ndaj Phenianit.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota