Blloku Bota

Videolajm/Rusia teston me sukses raketën hipersonike "Kinzhal"

Postuar në 11 Mars, 2018 17:14

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaron se ka kryer me sukses testimin e raketës hipersonike "Kinzhal", e cila është lëshuar nga një avion Mig-31. Raketa e cila arrin shpejtësi 10 herë shpejtësinë e zërit ka rreze 2000 km dhe u shpëton sistemeve mbrojtëse që përdoren sot. "Kinzhal" bashkë me armatime të tjera u prezantuan javën e kaluar nga presidenti rus, Putin si pjesë e riarmatimit të Rusisë dhe shkëputjes në epërsinë teknologjike ndaj Perëndimit. Mes këtyre armëve bëjnë pjesë edhe raketa apo dronë nënujorë me energji barthamore dhe pavarësi të pakufizuar.

Erdogan në prag të një fitoreje diplomatike me ShBA

Postuar në 11 Mars, 2018 10:36

Duket se raportt turko-amerikane nuk kanë gjasa të përmirëoshen përderisa të dyja vendet ndajnë interesa të kundërta në Siri dhe sidomos për çështjen kurde. Gjatë një fjalimi në Akademinë Politike në datën 9 mars, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur hapur për këtë temë duke akuzuar ShBA se duke dhënë mbështetje për kurdët peshmerga kanë provokuar ndjenja antiamerikane në Turqi. 

Çfarë lloj aleatësh jemi ne?

Video/Largimi i militantëve të Al-Nusra nga Ghouta Lindore në Siri

Postuar në 10 Mars, 2018 22:34

13 rebelë të Al Nusra kanë lënë Ghouta bashkë me familjarët e tyre, pasi forcat qeveritare siriane kanë hapur një korridor humanitar. Ky është njoftimi zyrtar i Damaskut që synon kapjen e Ghoutas, nën kontrollin e militantëve islamikë e ku aktualisht ndodhen 10-12 mijë rebelë. Ushtria siriane ka marrë pjesë lindore të qytetit.

Erdogan gati t’u bashkohet ushtarëve në frontin e Sirisë

Postuar në 10 Mars, 2018 18:09

Në ballë të luftës deklaroi se do të jetë Rexhep taip Erdogan nëse do të jetë e nevojshme. "Kur të bëhet rekrutimi, kur t’ju thërasin në detyrë, atëherë unë do jem i pari që do të shkoj bashkë me ju"-tha të shtunën presidenti turk teksa foli  në kongresin e partisë të AKP (Partia për Demokraci dhe Zhvillim).

Autokrati i preferuar i BE-së

Postuar në 10 Mars, 2018 10:52

Revista e njohur “Foreign Policy” i ka kushtuat një shkrim presidentit serb Aleksander Vuçiç përmes të cilit sulmon Bashkimin Europian për atë që e quan “tolerim të një autokrati”. 

Gazetari Aleks Eror, shkruan se Vuçiç ja ka dalë që të fitojë mbështetjen e BE-së pavarësisht veprimeve politike dhe institucionale që sipas tij pak kanë të bëjnë me standardet demokratike. 

Trump njofton takim me kreun e Koresë së Veriut

Postuar në 09 Mars, 2018 10:26

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ai është i gatshëm të takohë kreun e Koresë së Veriut, Kim Jong-un i cili sipas tij ka rënë dakord që të ndërpresë testet e reja bërthamore dhe madje të çmontojë arsenalin bërthamor. Trump ka postuar në Twitter lajmin, që mbetet hipotetik, ndonëse ai shprehet qartë se “është planifikuar një takim”.

Pas Sirisë, Turqia mendon ndërhyrjen ushtarake në Irak

Postuar në 08 Mars, 2018 13:30

Pak orë pasi Turqia njoftoi një datë të përfundimit të operacionit “Dega e ullirit” në Siri, ministri i saj i Jashtëm i saj, Mevlut Cavushoglu ka deklaruar se është planifikuar një tjetër ndërhyrje jashtë kufijve shtetëorë.

Në një prononcim për CNN Turk, Cavushoglu ka deklaruar se Ankaraja po mendon ndërhyrjen në Iraka sërish kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

SHBA pozicionohet për burimet e Qipros në Egje

Postuar në 08 Mars, 2018 12:07

Departamenti i Shtetit mbështet të drejtën e Qipros për të shfrytëzuar burimet e naftës dhe gazit brenda Zonës Ekonomike Ekskluzive, tha në një deklaratë të mërkurën zyrtari i Sekretarit Amerikan të Shtetit. 

Itali/Dihet kush fitoi dhe kush humbi, por nuk dihet e ardhmja

Postuar në 07 Mars, 2018 20:24

Analiza mbi zgjedhjet e 4 marsit në Itali po përqendrohen tek emrat më shumë sesa tek politikat apo programet. Kjo është dëshmi e konfuzionit të madh të krijuar, por edhe pasigurisë që rrjedh nga fakti se devijimi i rrugës së vendit është diçka shumë më e madhe, e rrezikshme dhe e vështirë sesa premtimet elektorale. Duke marrë shkas edhe nga rasti i Greqisë, me një Tsipras që u shndërrua nga politikan rruge antiestablishment në një kanakar të Europës dhe SHBA-së është më konveninte që të lexosh kaosin e ri si atribut apo arsyetim që asociohet me disa persona.

“Turqia synon rikrijimin e kalifatit”

Postuar në 07 Mars, 2018 17:23

Turqia, Irani dhe ekstremistët islamikë janë trekëndëshi i djallit. Ky përkufizim është bërë nga princi saudit Mohammed Bin Salman, gjatë një interviste për gazetën egjiptiane “Al-Shorouk”.

Princi akuzoi Vëllazërinë Myslimane se po kërkon të shfrytëzojë situatën në rajon, kurse Turqia si padronen e saj synimet e së cilës janë rikrijimi i Kalifatit, që nuk ekziston më që nga koha e Perandorisë Osmane, 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota