SHBA pozicionohet për burimet e Qipros në Egje
Departamenti i Shtetit mbështet të drejtën e Qipros për të shfrytëzuar burimet e naftës dhe gazit brenda Zonës Ekonomike Ekskluzive, tha në një deklaratë të mërkurën zyrtari i Sekretarit Amerikan të Shtetit.
I pyetur rreth asaj se si Shtetet e Bashkuara shohin kërcënimet e bëra nga kryeministri turk, Binali Jildirim mbi ardhjen e anijes e anijes naftëkërkuese amerikane ExxonMobil në Detin e Qipros, zyrtari i Departamenti të Shtetit tha se 'politika amerikane në Zonën Ekslkluzive Ekonomike të Qipros është e gjatë dhe nuk ka ndryshuar. "Shtetet e Bashkuara njohin të drejtën e Qipros për të shfrytëzuar burimet e saj në Zonën Ekonomike Ekskluzive"- shtoi më tej zyrtari amerikan.
Ndërkohë, zëdhënësi i Departamenti i Shtetit përsëriti qëndrimin konsistent amerikan se burimet natyrore të Republikës së Qipros duhet të ndahen në mënyrë të drejtë mes të dy komuniteteve. "Ne vazhdojmë të besojmë se burimet e naftës dhe gazit natyror të ishullit, si të gjitha burimet , duhet të ndahet në mënyrë të barabartë mes dy komuniteteve në një zgjidhje gjithëpërfshirëse. Dekurajojmë çdo veprim apo retorika që rrit tensionin në rajon"-deklaroi më tej zyrtari amerikan.
Nërkaq, përfaqësuesi i ExxonMobil, Suann Guthrie, tha se planifikimi i kompanisë, në lidhje me punën në Bllokun 10 po ecën normalisht duke vendosur si prioritet të lartë sigurinë për ekipet dhe anijet qe të kryejë kërkime në zonë. "Planifikimi ynë për shtimin e dy puseve paraprake, do filloje gjysmën e parë të 2018" tha ai. Turqia ka kundërshtuar ashpër kërkimet në Detin e Qipros, duke çuar në zonë edhe freegatat luftarake, të cilat janë përplasur me anijet e kompanive italiane që operojnë në zonë për llogari të qeverisë qipriote
Add new comment