Blloku Bota
Kisha Ortodokse Serbe ndryshon emrin. Rishfaqet Patriarkana e Pejës
Kishat Ortodokse Serbe do të ndryshojë emrin zyrtar të saj. Sipas gazetës serbe, Vecernje Novosti, emri i ri do të jetë Kisha Ortodokose Serbe – Patriarkana e Pejës, duke përfshirë kështu edhe një hapësirë administrative kishtare në Kosovë.
Sipas artikullit që citohet nga B92, zgjedhja e patriarkut do të bëhet me votim të fshehtë me 2/3 e votave të peshkopëve.
Greqia avancon procedurat për kërkimet në Jon
Kompania Shtetërore e Administrimit të Hidrokarbureve në Greqi (EDEYA), shpalli zyrtarisht të hënën, pjesëmarrësit në tenderat për kërkimin e hidrokarbureve në zonat e detit Jon dhe Jugperëndim të Kretës.
Renzi dorëzon çelësat e partisë
Dorëheqjen e parevokueshme nga nga udhëheqja e Partisë Demokratike italiane (PD) dha ish-kryeministri Mateo Renzi pas dështimit në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
"Unë do të jem një anëtar i thjeshtë i partisë dhe do të jap kontributin tim në zonat ku patëm disfatë, siç duhet të bëjnë të gjithë. Ne po dorëzojmë çelësat ë shtëpisë në në një gjendje shumë më të mirë se kur e kemi marrë "- tha Renzi në konferencën për shtyp.
Trashet gënjeshtra e kryeministrit për kokainën në Durrës
Dyshimeve se kokaina e kapur në Durrës ishte rezultat i bashkëpunimit me agjencitë e huaja dhe jo një operacion i pavarur i policisë shqiptare i shtohet një provë e fortë. Ministri i Mbrojtjes i Kolumbise, Luis Carlos Villegas teksa ka qene duke folur gjate vizites ne bazën e Forcave Speciale të Policisë Kombëtare, ka permendur mes te tjerash operacionin e madh te finalizuar ne Shqiperi, ku sipas tij 613 kg kokaine e ardhur nga Kolumbia u kapën sajë një operacioni të mirëkordinuar ndërkombëtar.
Rezultatet e zgjedhjeve në Itali, dhimbje koke për BE-në
Lëvizja "5 Yjet" e themeluar nga Bepe Grillo rezulton parti e parë nga votimet e së dielës në Itali me 31% të votave dhe 235 vende në dhomën e ulët, ndërsa qendra e djathtë është koalicioni fitues me 37% të votave.
Në radhët e koalicionit të djathtë, Lega Nord e Matteo Salvini-t përqendrohet në 18.69% të votave dhe 117 vende në dhomën e ulët. Forza Italia e Silvio Berlusconi-t ka fituar 13.45% të vitave dhe 102 vende në dhomën e ulët. Partia Demokratike (PD) e sheh veten në rënie me 19.4% të votave.
Rusia deklaron se ka vendosur epërsinë në kapacitetet strategjike dhe bërthamore ndaj Perëndimit
Rusia pretendon se ka kryer me sukses testimin e një reaktorëve bërthamorë në miniaturë që mund të instalohen në raketat kruiz apo dronët nënujorë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia shtetëore TASS që citon burime të ushtrisë. Sipas tyre raketat e pajisura me këto njësi të energjisë bërthamore do të kenë rreze të pakufizuar veprimi dhe do të përdoren edhe në njësi nënujore në kuadër të një sistemi shumëqëllimësh oqeanik.
Kundërpresioni polak ndaj Gjermanisë: Na detyrohet 850 miliardë$ dëme nga Lufta II Botërore
Polonia pretedon e Gjermania i detyrohet 850 miliardë dollarë dëme si pjesë e reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore.
Të paktën ky është pretendimi i polakëve përmes Arkadiusz Mularczyk i partisë në pushtet, Ligj dhe Drejtësi. Ai drejton një ekip parlametar që u ngrit në muajin shtator për të vlerësuar dëmshpërbliminn që Gjermania duhet të japë si pasojë e pushtimit që kreu në vitin 1939.
Në gjyq për spiunazh dy ushtarakët grekë të kapur në Turqi
Dy ushtarakët grekë të arrestuar nga autoritetet turke në kufirin mes Evros dhe rajoneve turke do të përballen me akuzat e tentativës së spiunazhit. Mediat turke raportojnë se përveç armëve atyre u janë konfiskuar telefonat e tyre celularë. Më parë qeveria greke, përmes përfaqësuesve të saj ishte përpjekur për të ulur tonet, duke theksuar se incidenti ndodhi vetëm për shkak të kushteve të motit në këtë rajon.
Turqia arreston dy pjesëtarë të forcave greke
Dy pjesëtarë të ushtrisë greke u arrestuan nga autoritetet turke në vijën kufitare të Kastanies. Siç konfirmoi nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke në një deklaratë, bëhet fjalë për është një toger dhe një ushtar të cilët ishin çorientuar për shkak të stuhive intensive, duke kaluar në territorin fqinj.
Incidenti ndodhi të enjten. Si pas njoftimit "patrulla ushtarake e përbërë nga dy drejtuesit e ushtrisë kaloi kufirin në sipërfaqen pyjore të Kastanies për shkak të kushteve të pafavorshme të motit"
"Nuk dëgjoj". Autori Michael Wolff stimulon probleme me audion për t'iu shmangur pyetjeve për Trump
Michael Wolff, autori i librit “Zjarr dhe tërbim” që vuri përballë një situate shumë të sikletshme Shtëpinë e Bardhë dhe Presidentin Donald Trump, është përballur vetë me një moment të palavdishëm. Të paktën sipas raportimit të disa mediave, Wolff i ka bishtnuar një pyetjeje të bërë gjatë një interviste me “Channel 9” në Australi.
Ai u pyet për një deklarim të një muaji më parë, sipas të cilit, Trump ka aktualisht një lidhje jashtëmartesore, madje duke shtuar se “jam i sigurtë për këtë”.
“A i detyroheni presidentit dhe Zonjës së Parë një falje”? ishte pyetja.