Kisha Ortodokse Serbe ndryshon emrin. Rishfaqet Patriarkana e Pejës

Postuar në 06 Mars, 2018 10:49

Kishat Ortodokse Serbe do të ndryshojë emrin zyrtar të saj. Sipas gazetës serbe, Vecernje Novosti, emri i ri do të jetë Kisha Ortodokose Serbe – Patriarkana e Pejës, duke përfshirë kështu edhe një hapësirë administrative kishtare në Kosovë.

Sipas artikullit që citohet nga B92, zgjedhja e patriarkut do të bëhet me votim të fshehtë me 2/3 e votave të peshkopëve.

Kreu i ri i kishës do të quhet Kryepeshkop i Pejës, Mitropolit I Beogradit dhe Karlovcit dhe Patriark i Tokave Serbe dhe Bregdetare. 13 eparkitë do të transformohen në mitropoli ndërkohë që ndryshimet motivohen nga dëshira për “të fuqizuar lidhjet me qendrës e vet historike në Patriarkanën e Pejës, por gjithashtu edhe me Kosovë Metohinë si pjesë më e rëndësishme e juridiksionit”.

Edhe zgjedhja e Patriarkut do të bëhet në Patriarkanën e Pejës ndonëse disa mundësi të tjera janë Beogradi dhe Karlovci.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.