Greqia avancon procedurat për kërkimet në Jon

Postuar në 05 Mars, 2018 21:38

Kompania Shtetërore e Administrimit të Hidrokarbureve në Greqi  (EDEYA), shpalli zyrtarisht të hënën, pjesëmarrësit në tenderat  për kërkimin e hidrokarbureve në zonat e detit Jon dhe Jugperëndim të Kretës.

Ato janë Hellenic Petrolium dhe  kompanitë shumëkombëshe Total, ExxonMobil dhe REPSOL. Nuk mori pjesë  Energean, e cila kishte  shfaqur interes për rajonin e Jonit. Afati i fundit për shprehjen e interesave skadonte të martën dhe sipas EDEY propozimet janë:  Konsorciumi Total  - ExxonMobil - HEPO për kërkimet në detin e Kretës Perëndimore dhe Jugperëndimore dhe Repsol - ΕΛΠΕ  për kërkimet në detin Jonin. Repsol së bashku me Hellenic Petroleum, është edhe partner i koncesioneve të tjera të Energean në Greqinë lindore.

"Procesi i tenderimit shkoi mirë, në përputhje me të gjitha parashikimet ligjore. EDEYA  do të vazhdojë me intensitet vlerësimin e tofertave me qëllim dorëzimin në Ministrinë e Mjedisit dhe Energjisë për ndarjen e  zonave të koncesionit"- theksohet në njoftimin për shtyp. Presidenti dhe CEO i EDEYA, tha se procesi i vlerësimit të përfundojë deri në maj.

http://www.kathimerini.gr/952112/article/oikonomia/ellhnikh-oikonomia/dy...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.