Turqia arreston dy pjesëtarë të forcave greke
Dy pjesëtarë të ushtrisë greke u arrestuan nga autoritetet turke në vijën kufitare të Kastanies. Siç konfirmoi nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke në një deklaratë, bëhet fjalë për është një toger dhe një ushtar të cilët ishin çorientuar për shkak të stuhive intensive, duke kaluar në territorin fqinj.
Incidenti ndodhi të enjten. Si pas njoftimit "patrulla ushtarake e përbërë nga dy drejtuesit e ushtrisë kaloi kufirin në sipërfaqen pyjore të Kastanies për shkak të kushteve të pafavorshme të motit"
Rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente dhe sicc raportojnë mediat ka një komunikim të vazhdueshëm ndërmjet Greqisë dhe Turqisë mbi kthimin e dy grekëve. "Ata janë mirë në shëndetin e tyre dhe presin të përfundojnë procedurat formale"-citon njoftimi.
Add new comment