greke

Një stacion greko-italian për të monitoruar vullkanin e Santorinit

Postuar në 08 Nëntor, 2021 17:11

Gjeologët italianë dhe ata grekë janë bashkuar për të krijuar një stacion që do të monitorojë aktivitetin e vullkanit të Santorinit. Në projekt janë përfshirë studiuesit e Hellenic Survey of Geology and Mineral Exploration (HSGME) dhe Instituti për Studimin dhe Monitorimin e Vullkanit të Santorinit (ISMOSAV) si edhe kolegët e tyre italianë nga Universiteti i Firences dhe Këshilli Kombëtar i Kërkimeve të Italisë.

Turqia arreston dy pjesëtarë të forcave greke

Postuar në 02 Mars, 2018 12:09

Dy pjesëtarë të ushtrisë greke u arrestuan nga autoritetet turke në vijën kufitare të Kastanies. Siç konfirmoi nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke në një deklaratë, bëhet fjalë për është një toger dhe një ushtar të cilët  ishin çorientuar për shkak të stuhive intensive, duke kaluar në territorin fqinj.
Incidenti ndodhi të enjten. Si pas njoftimit "patrulla ushtarake e përbërë nga dy drejtuesit e ushtrisë kaloi kufirin në  sipërfaqen pyjore të Kastanies për shkak të kushteve të pafavorshme të motit"

Video/Grekë dhe shqiptarë së bashku në teqenë e Sulltan Durbalit në Thesali

Postuar në 13 Janar, 2018 23:05

Teqeja e Sulltan Durbalit ndohet në Thesali të Greqisë dhe bashkon më 1 maj besimtarë shqiptarë të sektit bektashi , por edhe grekët orthodhoksë . Videoja në fjalë është realizuar nga Manoël Pénicaud dhe u shfaq në Muzeun e  Fotografisë në Selanik, në datat 23 shtator- 31 dhjetor 2017. Teqeja është një vend ku janë vendosur edhe ikona të besimit orthodhoks, në një shembull tjetër tolerance që na vjen nga bektashizma aq e përhapur edhe në Shqipëri. “Zoti është kudo”, shprehet një besimtare.

Anketa, 50% e të rinjve grekë jetojnë me paratë e prindërve

Postuar në 17 Korrik, 2017 10:13

Një anketë mbi punesimin e të rinjve në Greqi arriti në përfundime interesante sa i takon situatës së tyre ekonomike dhe perspektivës për të ardhmen.  Kështu gjysma e të rinjve grekë të moshës 18-35 vjeç thonë se mbështeten financiarisht nga prindërit ose të afërmit e tjerë. Janë 48% e të rinjve që pranojnë se kanë si burim financiar të ardhurash prindërit apo të afërmit. 

Shtabi i Ushtrisë Greke reagon për rekrutët me shqiponjë

Postuar në 23 Janar, 2017 08:53

Shtatë të rinj shqiptarë në Greqi, që janë thirrur për të kryer shërbimin ushtarak, janë fotografuar duke krijuar simbolin e shqiponjës.Ata kanë marrë nënshtetësinë greke dhe sipas ligjit duhet të shërbejnë nën armë për nëntë muaj.Publikimi i fotografisë në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të shumta, edhe nga media greke, duke e detyruar shtabin e përgjithshëm të ushtrisë greke që të pozicionohet publikisht.

Politikanët grekë kanë shije...Shikoni gratë që kanë zgjedhur(foto)

Postuar në 20 Tetor, 2015 14:12

Kemi parë jo rrallë, së fundmi edhe për shkak të krizës politikanët kryesorë grekë. Të majtë e të djathtë janë bërë më të famshëm se normalisht, pasi e tillë është situata e vendit fqinj. Por kush qëndron pas tyre, apo në krah të tyre. "Protothema" sjell disa imazhe të grave të fuqishme greke, që patjetër ndikojnë në vendimet që merren. Një gjë duket qartë: Politikanët grekë kanë shije. 

Habia e mediave greke me Ramën: E pabesueshme, ka 200 milionë Euro pasuri

Postuar në 12 Shtator, 2015 09:32

Ka bërë çudi edhe në shtypin e huaj pasuria e Edi Ramës, e cila është publikuar nga materiali kofidencial i OSBE-së. Mediat greke e kanë cilësuar si “të pabesueshme” pasurinë e Kryeministrit Rama. “Për herë të parë, raporti referohet në mënyrë specifike mbi pasurinë e Kryeministrit Rama, të cilën e ka fshehur në SHBA nëpërmjet vëllait të tij Olsi Rama. Në raport janë përfshirë edhe akuzat e lejeve abuzive të ndërtimit kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës”, shkruan gazeta greke iEfimerida.

Përqafim i dhimbshëm mes ish-modeles greke dhe refugjatit sirian

Postuar në 01 Shtator, 2015 23:13

Ajo ishte në udhëtimin e saj në Mesdhe, ndërsa ai i sfilitur prej 13 orësh në det. Në shpresat e fundit për të mbijetuar, emigranti pa dritën e fundit. Varka e turistëve ndaloi dhe e ngriti lart. Mandej një përqafim mes turistes greke që gjendej në bord dhe refugjatit sirian të trembur, shpëtuar nga grupi i pushuesve pas 13 orëve sfidë mes dallgëve. "Ishte gati i pandërgjegjshëm kur e dalluam", tregon Sandra Tsiligeridu, ish- top modelja në profilin e saj në Facebook, ku ka publikuar dhe foton.

Subscribe to RSS - greke