Ambicia e Serbisë për të qenë vendi pritës i takimit Trump-Putin
Serbia ka shprehur së fundmi interesin dhe gatishmërinë për të pritur takimin Trump-Putin që është parashikuar të mbahet së shpejti. Mediat serbe citojnë ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç të ketë shprehur dëshirën, por edhe arsyet pse Serbia është vendi i përshtatshëm.
Si një vend ushtarakisht neutral, Serbia ka kapacitetin e politikës së jashtme për të mirëpritur presidentët e Federatës Ruse dhe ShBA-së. Do të ishte konfirmimi më i madh i politikës që po ndjekim ne si shtet
është shprehur Daçiç.
Në të vërtetë kjo do të ishte ngjarje, por edhe një lloj provokimi për faktin se të paktën në gjashtë e muajt, dokumentet dhe analizat kryesore të publikuar në ShBA e që flasin për çështje të sigurisë, konsiderojnë se Serbia është vendi me lidhjen dhe orientimin më prorus në Ballkan. Si i këtillë neutraliteti ushtarak nuk mund të mbulojë një realitet që përcjell më shumë mesazhe sesa doktrina zyrtare.
Add new comment