Ikën edhe këshilltari për Sigurinë, McMaster. John Bolton vjen në detyrë
Këshiltari për Sigurinë i presidentit të SHBA, H.R McMaster është shkarkuar nga detyra të martën për t’u zëvendësuar me ish-ambasadorin në OKB, John Bolton. Ky i fundit njihet si njeri i linjës së ashpër dhe ka mbrojtur ndërhyrjen ushtarake amerikane në Irak, në Iran dhe tani është pro nddërhyrjes edhe në Korenë e Veriut.
Mediat që raportojnë rokadën në këshillin e sigurisë, sjellin në vëmendje një opinion të Bolton në muajin shkurt, sipas të cilit Bolton konsideronte një sulm ndaj Phenianit.
Revista “The Atlantic” shkruan se McMaster u rreshtua te linja e ashpër për çështjen e Koresë, por ai pati konfrontime personale me Trump për marrëveshjen bërthamore me Iranin, për kërcënimin rus, angazhimin në Afganistan etj..
Lidhur me Bolton, media në fjalë nuk kursen ironinë dhe shqetësimin se në krye të Këshillit të Sigurisë po vjen një njeri që duket se nuk mendon shumë gjatë.
Kur Bolton flet për luftën, ai është më i qartë.
Pyetje: Nga e dini Ju që regjimi koreanoverior po gënjen?
Përgjigja(për Fox News): Buzët e tyre po lëvizin
shkruan revista.
Add new comment