SHBA pengon hetimet për Rripin e Gazës
Kuvajti, shtet anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, propozoi të premten miratimin e një rezolute nga OKB për të kryer një hetim të pavarur rreth përplasjeve vdekjeprurëse në kufirin izraelit në Rripin e Gazës. Por SHBA vazhdon ta bllokojë këtë iniciativë, siç bëri një javë më parë. Së paku shtatë palestinezë u vranë dhe të paktën 400 u plagosën të premten në afërsi të kufirit mes Rripit të Gazës dhe Izraelit.
Të premten, Washingtoni pengoi miratimin e një deklarate të Këshillit të Sigurimit, duke ndërprerë procedurën e heshtjes, çka do të lejonte miratimin e tekstit të propozuar nga Kuvajti, ku OKB i bën thirrje Izraelit që të urdhërojë forcat e sigurisë të heqin dorë nga përdorimi i panevojshëm i forcës.
"Është jashtëzakonisht për të ardhur keq që vetëm një vend thyen heshtjen, ndërsa katërmbëdhjetë të tjeëa ishin të gatshëm të miratonin këtë rezolutë. Kjo është e papërgjegjshme dhe tregon një mungesë të ndjeshmërisë nga ana e delegacionit amerikan në Amerikë"- shtoi përfaqësuesi i përhershëm i Palestinës, e cila e ka fituar statusin shtet-e vëzhguesit në OKB.
Add new comment