Blloku Bota
Video/Tentativë arratisjeje me rrezikun e vetëvrasjes
Një person që po gjykohej në një gjykatë të Utah në SHBA ka tentuar të largohet nga salla e gjyqit duke u hedhur nga kati i dytë. Në pamjet video të publikuara duket Christopher Clay Rudd që largohet me shpejtësi nga salla dhe me një salto hidhet nga ballkoni i brendshëm i katit të dytë, ndonëse me duar të lidhura. Ai theu legenein, këmbën dhe pësoi frakturë në kafkë.
I arrestuar për trafik droge, Rudd, 35 vjeç tani do të akuzohet edhe për tentativë arratisjeje.
“Nuk e dua Trump në funeralin tim”
Trump është i padëshiruar në shumë ambjente. Por refuzimi i senatorit John McCain është ndoshta i pari që nuk pranon presidentin e SHBA në funeral.
Rrjeti televiziv NBC citon njerëz pranë McCain për dëshirën e tij ndërkohë që senatori është duke luftuar me kancerin në tru dhe ka pak shanse të rikuperojë. Senatori ka shprehur dëshirën që në funeral nga Shtëpia e Bardhë të jetë zv.presidenti Mike Pence.
Macron: Tërheqja e ShBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin çon në luftë
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se tërheqja e ShBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin mund të çojë në luftë.
Macron e ka nërë deklaratën në një intervistë me revistën gjermane “Spiegel” që citohet nga media të ndryshme.
Kjo do të thoshte hapje e kutisë së Pandorës, do të thoshte luftë. Nuk besoj se Donald Trump do luftë
citohet Macron.
Gjermania ndryshon prioritetin: Siguria kombëtare në plan të parë
Siguria kombëtare në plan të parë. Ky është synimi i riorganizimit të ushtrisë gjermane që njoftohet sot nga media vendase. Gazeta “Süddeutsche Zeitung” shkruan për një raport zyrtar sipas të cilit ministrja Ursula von der Leyen synon riorganizmin e ushtrisë, përqendrimin në sigurinë kombëtare pa hequr dorë nga angazhimet jashtë kufirit.
Shtyhet për vitin 2019 dhënia e çmimit Nobel për letërsinë
Academia suedeze ka vendosur të shtyjë dhënien e çmimit Nobel për letërsinë për vitin 2018. Njoftimi është bërë nga vetë academia e cila deklaron se ka patur mbështetjen edhe të fondacionit Nobel për këtë vendim që është marrë pas skandalit seksual që ka njollosur akademinë.
Vendimi i tanishëm erdhi në dritën e largimeve nga academia dhe rënies së besimit ndaj saj
thuhet ndër të tjera në njoftimin për shtyp.
Parlajmërohet konflikt ushtarak Izrael-Iran
Disa media në SHBA po paralajmërojnë një konflikt ushtarak mes Iranit dhe Izraelit në Siri. Shkas për këto njoftime shqetësuese është bërë një sulm izraelit në qytetin sirian të Hama ku mbetën të vrarë mbi 24 ushtarë iranianë dhe u shkatërruan dërgesa ushtarake të dërguara nga Teherani. Sipas lajmeve të djelën, avionë F 15 të Izraelit goditën në Hama ku është stacionuar brigade e 47 iraniane.
"Nuk duam të jemi polici i botës"
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar të tjera ndryshime në politikën e jashtme, kur është shprehur së fundmi se “vendi ynë nuk ka dëshirë të jetë polici i botës”.
Përherë e më shumë ne nuk dëshirojmë të jemi polici i botës. Ne kemi shpenzuar sasi të jashtëzakonshme parash në dekadat e mëparëshme në policimin e botës dhe kjo nuk duhet të jetë prioriteti ynë. Ne duam të jemi policë të vetvetes. Ne duam të rindërtojmë vendin tonë
Teatri i Netanyahut me Iranin
Teatri politik dhe mediatik i kryeministrit izraelit, Beniamin Netanyahu, me kërcënimin Iranian duket se nuk ka ngjitur. Pretendimi i tij se Irani ka gënjyer për programin bërthamor bazuar në të ashtuquajturat dokumente sekrete që Izraeli ka arritur të shtjerë në dorë, është vlerësuar gjerësisht si përpjekje politike për të ndikuar presidentin amerikan, Donald Trump.
Masakër në Kabul, vritet fotoreporteri i AFP dhe kolegë gazetarë
Të paktën 36 vetë u vranë, me të cilëve 8 gazetarë në një sulm të dyfishtë vetëvrasës që ndodhi të hënën në mëngjes në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Shteti Islamik.
Tensioni në Lindjen e Mesme
Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei akuzoi të hënën SHBA se po përpiqet për të zgjeruar krizën rajonale duke nxitur tension mes Arabisë Saudite dhe Teheranit. "Një nga mënyrat për të provokuar Iranin është të nxisin udhëheqësit pa përvojë të rajonit. Qëllimi i tyre është që të thellojnë krizën rajonale dhe të nxitur muslimanët për të luftuar kundër muslimanëve" - tha Ajatollah Ali Khamenei.