Blloku Bota
"Statusquoja në Europë është e keqe për të gjithë"
Presidenti francez Emmanuel Macron duket se shihet tanimë gjerësisht si zëri kryesor i Europës dhe për Europën. Ai propozon ndryshime legjislative dhe mentaliteti. Në një intervistë të fundit për agjencinë gjermane Deutsche Welle dhe televizionin ARD, Macron ka arritur me sukses të impresionojë sërish.
Nis përballja ushtarake mes Izraelit dhe Iranit në Siri
Se konfrontimi i shumëkërkuar ushtarak mes Izraelit dhe Iranit ka nisur. Territori sirian është fushëbeteja e kësaj përballjeje teksa duke nisur nga orët e para pas mesnatës e në vijim mediat e ndryshme raportojnë për sulme ajrore në Damask dhe në Lartësitë Golan. Ajo që bie në sy është se sulmi izraelit mbi kryeqytetin sirian po trajtohet si veprim ndaj Iranit dhe dislokimeve të tij në këtë vend, ndërkohë që sipas ushtrisë izraelite sulmet në Golan konsistojnë në raketa iraniane.
Aventurë apo strategji e Izraelit kundër iranianëve në Siri?
Një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi tërheqjen e SHBA-së nga marëveshja bërthamore me Iranin dhe kërcënoi se çdo ambicie e Iranit në këtë drejtim do të marrë përgjigje të panjohur më parë, Izraeli i drejtuar nga Beniamin Netanyahu ka treguar forcën me një akt sulmi.
Video/Vuçiç, miku kryesor i Putin në paradën e Moskës
SHBA tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin
Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar tërheqjen e vendit të tij nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Kjo ishte data e fundit për Trump që të shprehej në këtë kuadër dhe ai ka bërë atë që kishte deklaruar: tërheqjen nga marrëveshja e firmosur nga Obama. Sipas Trump marrëveshja është e kalbur dhe turp për të si qytetar. Ai ka riaktivizuar sanksionet që u hoqën me marrëveshjen duke krijuar polarizime të mëdha në Lindjen e Mesme.
Turqia furnizohet me 6 nëndetëse ofensive nga Gjermania
Kompania ThyssenKrupp Marine Systems (TKMS) do t’i dorëzojë Ankarasë gjashtë nëndetëse ofensive të cilat janë bashkëprodhim me një kompani turke. Pëlqimi për ndërtimin e tyre ishte dhënë në vitin 2009 nga qeveria gjermane.
Sipas ARD, ndërtimi i nëndetëseve të klasit 214 kishte filluar në 2015 dhe kishte vazhduar edhe pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti në Turqi. "Armatimet që i janë dhënë Turqisë në formën e nëndetësese agresive janë plotësisht të përshtatshme për një ofensivë turke në Mesdhe"- tha Sevim Dağdelen, zëdhënëse e partisë, Die Linke.
CEZ bën lëmsh edhe politikën bullgare
CEZ, kompania çeke që operon në fushën e energjetikës vazhdon të krijojë probleme në Bullgari. Agjencia bullgare e lajmeve, BTA, njofton se shitja e aksioneve të CEZ ndaj një kompanie të dyshimtë vendase ka provokuar debate të forta politike. Bëhet fjalë për rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, të cilin CEZ ka menduar ta kalojë drejt një kompanie të quajtur Pazardjik që zotërohet nga Ginka Vubarkova.
Fotolajm/Ambasada e re e SHBA në Jeruzalem
Godina e re e ambasadës përfaqëson përmbushjen e një politike të jashtme që i njeh Izraelit kryeqytet Jeruzalemin. Godina përfundon pas gjashtë vjetësh dhe hapja e saj javën që vjen do të jetë simboolike.
"Kosova do të jetë fundi im politik"
“Kosova do të jetë fundi im politik”. Kështu është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste me tabloidin “Kurir” duke nënvizuar se “serbët nuk do të ma falin çdo zgjidhje për Kosovën”.
Të tillë janë serbët. Serbët nuk do të më falin kurrë për të ardhmen e tyre më të mirë dhe paqen që ofroj. Në Serbi vetëm humbjet dhe luftërat festohen
ka thënë ai.
SHBA embargo Turqisë, ndalon shitjen e avionëve F-35
"Të gabuar" dhe "absurd" e quan Ministria e Jashtme turke propozimin e deputetëve të Kongresit Amerikan për të imponuar sanksione mbi sektorin e mbrojtjes.
Ministri i Jashtëm turk ka paralajmëruar se qasja e SHBA ndaj kësaj çështjeje është e papërshtatshme për vendet aleate dhe se Ankaraja do të hakmerret nëse shitjet e armatimeve amerikane për Turqinë do të ndërpriten.