"Kosova do të jetë fundi im politik"

Postuar në 07 Maj, 2018 11:48

“Kosova do të jetë fundi im politik”. Kështu është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste me tabloidin “Kurir” duke nënvizuar se “serbët nuk do të ma falin çdo zgjidhje për Kosovën”.

Të tillë janë serbët. Serbët nuk do të më falin kurrë për të ardhmen e tyre më të mirë dhe paqen që ofroj. Në Serbi vetëm humbjet dhe luftërat festohen

ka thënë ai.

Vuçiç ka shtuar se serbët si komb nderojnë vetëm ata që kanë qenë ushtarë dhe jo të tjerë. Në këtë kuptim çdo vendim që do të merret nuk do të mirëkuptohet nga serbët, apo shumica e tyre. I pyetur për zgjiedhjen e çështjes së Kosovës, Vuçiç ka deklaruar se përpara se të vendoset diçka “Serbia do të vlerësojë se çfarë mund të përfitojë territorialisht dhe në terma të tjerë”.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.