Luftë autoritarizmit në Europë...

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka bërë thirrje për forcimin e demokracisë në Bashkimin Europian, reformimin e Eurozonës dhe rritjen e asaj që e quajti sovraniteti europian.
Gjatë një fjalimi të mbajtur para eurodeputetëve në Parlamentin Europian, Macron theksoi se rritja e autoritarizmit në disa vende të BE-së mund të përballet më mirë jo me autoritarizëm demokratik, por me rritjen e autoritetit të demokracisë.
Sipas tij përballja e ideve liberale me ato nacionaliste janë shenja të një lufte civile në Europë. Kritika i adresohet njëfarësoj edhe Shqipërisë, pasi në raportin e fundit të Freedom House, vihej theksi te prirjet autoritariste nga qeveria e sotme.
Add new comment