Rusët dhe Assad ironizojnë "raketat e mençura" të Trump (Video)
Ndonëse me pasoja, sulmet ajrore të SHBA, Francës dhe Britanisë mund të konsiderohen si ... një sukses i madh për Bashar al-Assad dhe ushtrinë e tij.
Presidenca siriane ka postuar në Twitter një video që tregon Assadin duke shkuar në zyrën e tij të shtunën në mëngjes. Publikimi i kësaj video përforcon pohimin e ushtrisë siriane që pretendon se ka shkatërruar shumë nga raketat inteligjente të fuqive perëndimore.
Në reagimin e parë pas sulme e ajrore, Assad tha se perëndimorët e morën këtë vendim, pasi "humbën kontrollin dhe besueshmërinë" për konfliktin. E njëjta gjë u tha edhe nga Rusia, e cila pretendon se 71 prej 103 raketave të lëshuara nga Perëndimi janë rrëzuar. Rusët madje thanë ironikisht se "raketat e mençura" të Donald Trump u rrëzuan nga ushtria siriane me armë të prodhuara në BRSS në vitet 1970.
Add new comment