"Helmetat e Bardha në Siri, organizatë e rreme"
Sulmi i fundit perëndimor mbi Siri, bazuar mbi materiale video të shpërndaraj nga Helmetat e Bardha ku paraqiten njerëz të prekur nga një sulm i presupozuar kimik në Douma, ka provokuar shumë debate. Perëndimi ka tanimë përvojën e mashtrimit të madh me arsenalin kimik të Sadam Huseinit që çoi në ndërhyrjen e vitit 2003 e që më vonë rezultoi i rremë. Rrjedhimisht çdo aksion i mëtejshëm duhet të paraprihet nga një verifikim i imtësishëm dhe i besueshëm. Kjo nuk është më vetëm çështje e politikës, por e të gjithëve.
Angazhimi duket se po vjen edhe nga arti, që zakonisht qëndron larg politikës aktive. Ish-anëtari i grupt të njohur rock, Pink Floyd, Roger Waters, aktualisht këngëtar solo, denoncoi Helmetat e Bardha si një organizat false që shërben vetëm për përhapjen e propagandës së SHBA dhe i shërben synimeve të luftës. Gjatë një koncerti në Barcelonë, Waters ka gjetur kohën të flasë edhe për atë që u dëshmua së fundmi në Siri, duke thënë shprehimisht se:
Të dëgjosh propagandën e Helmetave të Bardha dhe të të tjerëve do të inkurajonim qeveritë tona të nisin bombardimet ndaj njerëzve në Siri
Këngëtari ka marrë shkas nga kërkesa e një personi që dëshironte të fliste për sulmin e fundit kimik në Siri. Spas këngëtarit në fjalë, organizata në fjalë, që ka fituar mbështetje të gjerë, është e rreme në synimet që shpall dhe se ajo po krijon propagnadë për terroristët dhe xhihadistët.
Kjo është ajo që unë besoj…
tha ai.
Waters është i njohur për angazhimin e tij edhe kundër politikave të Izraelit ndaj palestinezëve. Deklarata e tij e fundit nuk ka kaluar pa reagime në rrjetet sociale.
Add new comment