Blloku Bota
Nunci Apostolik i Vatikanit në Paris hetohet për ngacmim seksual
Nunci Apostolik i Vatikanit në Francë, Luigi Ventura, me detyrë në Paris që në vitin 2009, është hetuar për sulme seksuale pas akuzave për ngacmim nga një punonjës i bashkisë së kryeqytetit francez.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur muajin e kaluar gjatë një ceremonie në datën 17 janar, kur kryebashkiakja Anne Hidajgo mbajti një fjalë para diplomatëve dhe drejtuesve të besimeve fetare.
Gjatë ceremonisë, një nëpunës u prek me dorë nga pas në tre momente, një herë në sy të njerëzve
Tsipras lë detyrën e ministrit të Jashtëm. Ministria e Jashtme i besohet Giorgos Katrougalos
Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka bërë së fundmi disa ndryshime në kabinetin qeverisë. Sipas mediave të vendit fqinj, Tsipras ka zëvendësuar pesë zv.ministra në qeverinë e tij dhe ka dhënë dorëheqje nga roli i tij si ministër i Jashtëm, që e mori pas dorëheqjes së Nikos Kotzias.
Ministri i Jashtëm i ri do të jetë Giorgos Katrougalos, aktualisht ministër në detyrë. Për çështjet europiane, ministre alternative do të jetë Sia Anagnostopoulou.
Elftheria Hatzigeoriou do të jetë zv. ministre për Maqedoninë dhe Thrakën dhe zëvendëson në këtë detyrë, Katerina Notopoulou.
Greqi, Kammenos propozon qeveri të unitetit kombëtar me Karamanlis kryeministër
Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka propozuar së fundmi krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar në Greqi me kryeministër Costas Karamanlis. Sipas tij, kjo qeveri duhet të jetë alternativë nëse zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti nuk prodhojnë një shumicë partiake të qartë.
Luftë hibride që 10 vjet më parë. “Guaido i trajnuar nga serbët e Otpor”
Juan Guaido u vetëshpall president i Venezuelës pas një takimi me zv.presidentin amerikan Mike Pence. Në media madje është shkuar se ai u vetëshpall pas një telefonate me Pence, por kjo mbetet në kuadër të dyshimit të madh që lidhet me sjelljen e Perëndimit pas puçit të tij ndaj presidentit të vendit, Maduro.
Dje, agjencia ruse e lajmeve “Sputinik” citonte ambasadorin venezuelian në Moskë, Carlos Rafael Faria Tortosa sipas të cilit Guaido është rekrutuar 10 vjet më parë në Serbi.
Bloomberg: Europa, kërcënim real për ekonominë botërore
"Pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga lufta tregtare mes SHBA dhe Kinës, kërcënimi më i madh për ekonominë botërore duket të jetë Evropa”- thotë agjencia Bloomberg
Rënia e kërkesës është e dukshme në eurozonë në krahasim me vitin 2018, madje edhe lokomotiva gjermane po ndeshet me probleme, duke paralajmëruar një rrezik real që rritja ekonomike të arrijë në më pak se 1% këtë vit. Investitorët e kanë kuptuar këtë. Indeksi Euro i Bloomberg ka shkuar në nivelin më të ulët që nga mesi i vitit 2017, ndërsa aksionet evropiane në bursa kanë rënë.
Tarifa ndaj mallrave serbe mund të rifutet për diskutim në mbledhje qeverie
Gazeta “Koha Ditore” shkruaj sot për një mundësi trajtimi juridik dhe politik të taksës ndaj mallrave serbe. Sipas Donjeta Gashit, këshilltare e kryeministrit Ramush Haradinaj, ky i fundit është i gatshëm ta përfshijë në rend dite tarifën, nëse një prej ministrave e kërkon një gjë të tillë.
Kryeministri Haradinaj në bazë të rregullave në fuqi, kompetencave kushtetuese dhe konform ligjit, si deri më tani, i ka proceduar të gjitha çështjet në rendin e ditës dhe do të vazhdojë t’i procedojë të gjitha çështjet që lidhen me rendin e ditës
Një moment emancipues për raportet me SHBA
“Disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e taksës. Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe është e qartë se forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e Komandantit të KFOR-it”
Kështu është shprehur sot gjatë një konference në Bruksel në prag të samitit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. Sipas raportimeve mediatike bëhet e ditur gjithashtu se në samitin e ardhshëm do të diskutohet misioni i KFOR-it në Ballkanin Perëndimor.
Protestat dobësojnë Vuçiç në raport me Prishtinën
Protestat e dobësojnë pozitën negociuese të presidentit serb Aleksander Vuçiç. Kështu mendon Jelena Miliç, drejtuese e Qendrës për Studime Euro-Atlantike në Beograd. Sipas saj serbët nuk duhet të protestojnë në këtë moment për shkak se qeveria duhet lënë të negociojë dhe të përmbyllë marrëveshjen me Prishtinën. Qëndrimet ajo i bëri publike gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ndërkohë që ka shtuar se Kosova po humbet mbështetjen për shkak të vendosjes së taksës, veprim që e quajti fare të paarsyetuar.
Akademia e Shkencave të Kosovës: Asnjë lëshim territori ndaj Serbisë
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka dalë sot me një qëndrim për sa i përket negociatave me Serbinë duke kërkuar nga faktori politik që të mos lëshojë në asnjë rast territor në funksion të idesë së një “marrëveshjeje të dhimbshme”. Mediat raportojnë deklaratën e cila sugjeron edhe bazën juridike mbi të cilën duhet të nisë dialogu ndërshtetëror, i cili nuk duhet të injorojë tërësinë e dokumenteve të firmosura që e legjitimojnë ndërkombëtarsiht Pavarësinë e Kosovës dhe e bëjnë të paprekshëm integritetin territorial të saj.
Rusia: Pro çdo zgjidhjeje të dakordësuar mes Beogradit dhe Prishtinës, konform Rezolutës 1244
Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Alexander Karpushin ka deklaruar në një intervistë të fundit për Albanian Daily News, se Rusia do të pranojë çdo marrëveshje të dakordësuar mes Serbisë dhe Kosovës.
Sa i përket procesit aktual të negociatave Beogradit dhe Prishtinës, pozicioni i Rusisë mbetete i njëjti. Sikurse presidentit Putin e ka shprehur një herë, Rusia do të ishte gati të pranonte çdo zgjidhje të pranuar të përbashkët nga të dyja palët përmes dialogut, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB, që mbetet ende në fuqi