Greqi, Kammenos propozon qeveri të unitetit kombëtar me Karamanlis kryeministër
Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka propozuar së fundmi krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar në Greqi me kryeministër Costas Karamanlis. Sipas tij, kjo qeveri duhet të jetë alternativë nëse zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti nuk prodhojnë një shumicë partiake të qartë.
Forca të reja politike do të dalin nga zgjedhjet që mund të arrijnë konsensusin për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar dhe të zgjedhë një kryeministër që të jetë I pranueshëm nga të gjithë gjathtë diskutimeve elektorale. Nuk ka kohë politike që Alexis Tsipras të përmbushë mandatin 4-vjeçar. Për sa na takon, që nga momenti kur u prezantua Marrëveshja e Prespës, qeveria nuk ekziston. Ne duam zgjedhje të parakohshme
tha ai gjatë një diskutimi në Tv Skai.
Karamanlis ka qenë më herët kryeministër në mesin e viteve ‘2000.
Add new comment