Blloku Bota
Të deportuar nga Kosova me urdhër të Erdoganit?
Gazeta britanike “The Times” shkruan se deportimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova, muaj më parë, u bë me urdhër direkt të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Sipas kërkesës turke personat në fjalë kanë patur lidhje me organizatën “FETO”, që drejtohet nga Fetullah Gulen. Deportimi u bë në shkelje të ligjit nga shërbimi sekret kosovar dhe urdhëri ndaj tij erdhi nga presidenti Hashim Thaçi, që iu bind kërkesës së homologut turk, pa dijeninë e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Kongresi i ndalon Presidentit të SHBA-ve njohjen e aneksimit të Krimesë
Komisioni i Jashtëm i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan miratoi njëzëri projekt-ligjin që ndalon Shtëpinë e Bardhë të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia.
Njoftimi është bërë nga Zyra e Shtypit të Komisionit, ku theksohet specifikisht përmbajtja e ligjit "Për të ndaluar qeverinë amerikane të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia".
Kur drejtësia nuk është teatër. Burg për Menduh Thaçin
Nga Maqedonia vjen një tjetër shembull për standardin e ndryshëm të drejtësisë ndaj të paprekshmëve të politikës. Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare është dënuar me 3.2 vjet burg për parregullsitë në zgjedhjet e vitit 2013. Ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov është dënuar me 3 vjet burg, kurse Bedreim Ibraimi, ish-anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, me 4.5 vjet burg.
98 miliarderë rusë me pasuri më të madhe se të gjithë rusët
98 miliarderë rusë kanë një pasuri më të madhe sesa kursimet bankare të të gjithë rusëve të marrë bashkë. Revista “Forbes” ka përcjellë të dhënat në fjalë që vënë në dukje shkallën e pabarazisë esktreme dhe polarizues ku ka hyrë Rusia e Vladimir Putinit.
Këta milarderë kanë së bashku 421 miliardë dollarë kurse depozita bankare e të gjithë rusëve shkon në 420.7 miliardë dollarë.
Urdhëri i Trump: Nuk publikohet më numri i civilëve të vrarë në sulme me dron
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka revokuar urdhërin e paraardhësit të tij, nobelistit të paqes, Barack Obama, për raportimin e viktimave civile nga goditjet ajrore me dron. Urdhëri i ri nuk aplikohet për zona lufte si Siria, Iraku dhe Afganistani, ku SHBA ka trupa ushtarake të dislokuara, por për goditjet ajrore që kryhen nga operativët e shërbimeve sekrete.
Ndalim i papritur në Athinë i ministrit të Jashtëm venezuelian, spekullime mbi lidhjet Tsipras-Maduro
Mediat greke raportojnë për lëvizjen e ministrit të Jashtëm venezuelian Jorge Arreza me një avion që është ngritur nga Caracas dhe është ulur në Athinë për katër në datën 2 mars.
Sipas këtyre raportimeve që referojnë burimet opozitare në Venezuelë, avioni në fjalë është ngritur në fluturim pa planifikim paraprak, në të njëjtën ditë që qeveria e Maduros nxori jashtë vendit një sasi të madhe ari.
Ndërron jetë Klaus Kinkel
Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Klaus Kinkel. I njohur edhe në arenën ballkanike për angazhimin e tij për zgjidhje e krizës kosovare, apo gjatë situatave të vështira të Shqipërisë, diplomati i njohur do të pagëzonte si mund të thuash rikthimin e Gjermanisë në këtë zonë.
Hillary Clinton përjashton kandidimin për presidente
Pas muajsh të tërë spekulime, Hillary Clinton përjashtoi mundësinë për të qenë kandidate në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020. "Nuk do të jem kandidate, por unë do të vazhdoj të flas dhe të mbroj atë që besoj"- tha Clinton në rrjetin televiziv lokal News 12 të Nju Jorkut.
Ish Sekretarja Amerikane e Shtetit është takuar me politikanët demokratë që kanë shprehur dëshirën për kandidatuar në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020. Një nga kandidatët do të jetë ish-zv/presidenti Barack Obama, Joe Biden.
1 100 padi nga pushteti, gazetarët kroatë hidhen në protestë
Qindra gazetarë kroat kanë protestuar të shtuën në Zagreb për shkak të presionit dhe censurës së diktuat nga autoritetet publike. Protestën e ka thirrur Bashkimi i Gazetarëve Kroat që ka deklaruar edhe 1 100 padi ndaj gazetarëve dhe mediave. Sipas këtij grupimi paditë janë pjesë e një përpjekjeje çensure që është quajtur edhe si persekutim mbi gazetarët.
Qeveria po e injoron problemin sepse duke e injoruar mendojnë se e zgjidhin
janë shprehur gazetarët.
Imami i Al-Azhar: Poligamia është padrejtësi për gruan dhe fëmijët
Imami i madh i universitetit të njohur egjiptian Al – Azhar, Sheikh Ahemd al-Tayeb e ka cilësuar poligaminë si një padrejtësi për gruan. Në një postim në tuiter, ai shkruan se:
Poligamia është shpesh një padrejtësi për gruan dhe fëmijët. Praktika është një rezultat i mungesës së kuptimit të Kuranit dhe traditës profetike