Blloku Bota
Kaos në Libi, forcat amerikane largohen nga vendi
Forcat amerikane të stacionuara në Libi për sigurinë e personelit diplomatik kanë lënë vendin. Mediat e huaja përcjellin një deklaratë të gjeneralit amerikan, Thomas Waldhauser sipas të cilit, ndonëse forcat amerikane mbeten të angazhuara në Libi, lëvizjet e tyre aktuale lidhen me një planfikim të kujdesshëm ushtarak që synon verifikimin e kushteve të sigurisë.
Bllaca 99, Kosova ndërton Muzeun e Genocidit Serb
Qeveria e Kosovës synon të kthejë në Muze të Genocidit, trenin që në vitin 1999 solli në Bllacë të Maqedonisë shqiptarë të Kosovës të larguar me forcë nga vendi i tyre rpej forcave serbe. Në datën 10 prill të këtij viti, në Bllacë mendohet të nisë ndërtimi i Muzeut që do të kalojë nga një konkurs por që do të ketë si pjesë të vetën edhe Trenin.
Memoriali i Genocidit pritet të provokojë reagime nga Serbia, e cila deri më sot nuk ka pranuar asnjëherë se ka kryer spastrim etnik, apo genocide, qoftë edhe në Bosnje, por se sipas saj në këto vende janë kryer krime lufte.
Irani gati të shpallë ushtrinë amerikane organizatë terroriste
Irani paralajëmroi Shtetet e Bashkuara se do ta përfshijë ushtrinë amerikane në listën e organizatave terroriste, nëse SHBA-të e klasifikon Gardën Revolucionare të Iranit në një "organizatë terroriste.
Tre zyrtarë amerikanë të cituar nga Reuters thanë nse SHBA-të kanë për qëllim të përcaktojnë Gardën Revolucionare të Iranit në një organizatë terroriste, duke shënuar herën e parë që Uashingtoni karakterizon formalisht si organizatë terroriste ushtrinë e një vendi tjetër.
Obama: Ku dallon një udhëheqës
Adhurimi i gjermanëve për Barak Obamën vazhdon pavarësisht faktit se ai nuk është më në zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ai u prit si yll roku në ku ishin mbledhur rreth 15,000 njerëz të të gjitha moshave për të dëgjuar Barak Obama të fliste në "Samitin Global të Leadershipit".
Deri në minutën e fundit organizatorët mbajtën sekret se si do të ishte pamja e ish-Presidentit të SHBA-ve. Tema kryesore ishte ajo se çfarë e bën një politikan të jetë një udhëheqës i mirë.
Serbi, dënohen pas 20 vjetësh vrasësit e gazetarit Slavko Curuvija
Pas 20 vjetësh nga vrasja e gazetarit Slavko Curuvija, Gjykata Speciale serbe ka shpallur katër fajtorë duke i dënuar me afata të gjata burgimi. Radomir Markoviç, ish-shefi i Sigurimit të Shtetit në ish-Jugosllavinë e Millosheviçit dhe Milan Radonjiç, ish-drejtuesi i rajonit të Beogradit, u dënuan me nga 30 vjet burg.
Publikohen shpenzimet e vendeve të NATO-s
NATO (Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut) feston në 4 Prill 70 vjetorin. E themeluar në vitin 1949, fill pas Luftës së Dytë Botërore qëllimi fillestar ishte për të kufizuar ndikimin sovjetik në kontinent gjatë Luftës së Ftohtë.
Sot, misioni zyrtar është që të zhvillojë bashkëpunimin mes vendeve anëtare në fusha të ndryshme (ushtarake, politike, ekonomike, sociale, arsimore), promovimin e interesave gjeopolitike dhe parandalimin e agresioneve të armatosura kundër çdo shteti anëtar.
Pazari i kufijve, përgjegjësi e Thaçit dhe Vuçiç. ShBA: Ta arrijnë vetë marrëveshjen
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës e cila është e zbatueshme, që nuk provokoj destabilitet në asnjërin prej vendeve apo në rajon dhe që të jetë e qëndrueshme.
Kancelari austriak: Nuk ka BE për Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve me Kosovën
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz deklaron në një intervistë për revistën “CorD” se Ballkani Perëndimor nuk është zhvendosur nga axhenda europiane e zgjerimit dhe integrimit. Por lidhur me Serbinë, ai ka bënë në dukje domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën përmes një zgjidhjeje që siç tha ai duhet të miratohet nga Fuqitë e Mëdha.
Brexit, një shitshow i madh
"90% e deputetëve britanikë nuk e kanë idenë si jetojnë njerëzit e punësuar”- thotë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Michael Roth, duke iu referuar procesit të Brexit, të cilin e perifrazoi me shprehjen një "shitshow i madh".
Fillimi i fundit!
Erdogan merr një goditje të rëndë në zgjedhjet lokale të së dielës në Turqi. Ndonëse fitoi shumicën e bashkive, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit turk, humbi kryeqytetin Ankaranë dhe sipas të gjitha gjasave ka pësuar disfatë edhe në Stamboll.