Blloku Bota

Plani im për Kosovën Dështoi

Postuar në 03 Maj, 2019 23:55

Idetë e mia dështuan. Kjo do t’i kushtojë shtrenjtë kombit tonë, shtetit tonë në 20-30 vitet e ardhshme. Nuk isha bindës sa duhet, dështova në shpjegimin e situatës reale, se realiteti është më i rëndësishëm se emocionet

Këto janë fjalë të presidentit serb, Aleksander Vuçiç, i cili ka pranuar se plani i tij për zgjidhjen e çështjeve kufitare me Kosovën dështoi. 

Salvini, një lloj Kreshnik Spahiu i Europës

Postuar në 03 Maj, 2019 19:28

Ashtu si Kreshnik Spahiu dikur shihte me dylbi nga Ksamili armikun përtej detit edhe Matteo Salvini bëri të njëjtën gjë nga kufiri hungarez.

Ministri i Brendshëm italian ka nisur një fushatë për bashkimin e nacionalistëve të djathtë europianë  në një aleancë kundër migracionit, Islamit dhe dhe burokratizmit në prag të zgjedhjeve të majit, me pretendimin se do ridizenjojë kontinentin larg teknokratëve të Europës së Bashkuar në Bruksel.

Mediat spanjolle: Ushtria "tradhëtoi" Guadion të enjten. Ishte negociuar rrëzimi i Maduros

Postuar në 03 Maj, 2019 12:56

Në shfaqjen e sotme me përfaqësues të ushtrisë, presidenti venezuelian Nicola Maduro është shoqëruar edhe nga ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino që ka deklaruar ndër të tjera se ndodhej aty “për të riafirmuar besnikërinë e vet”.

Maduro shfaqet me drejtuesit e ushtrisë: Jemi në luftë

Postuar në 03 Maj, 2019 12:33

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro është shfaqur dje në krah të drejtuesve të ushtrisë ndaj së cilës ka kërkuar unitet për të përballur dhe shtypur çdo lloj grushti shteti.

Po ne jemi në betejë dhe mbajeni moralin lart në këtë luftë për të çarmatosur çdo tradhëtar dhe komplotues

tha ai.

Da Vinçi, një gjeni francez. Gafa e prezantuesit të France2

Postuar në 03 Maj, 2019 11:08

Leoardo da Vincci ishte një gjeni francez të cilit sot i përkujtohet 500 vjetori i vdekjes. Kështu është shprehur drejtuesi i një emisioni në France2. Një gafë që nuk i ka shpëtuar mediave italiane që kujtojnë se da Vincci vdiq në Francë.  

Juncker: Europianët nuk e duan njëri-tjetrin

Postuar në 03 Maj, 2019 10:54

Kreu i Komsionit Europian, Jean Claude Juncker është shprehur në një intervistë të fundit, pak ditë para samitit të Rumanisë se europianët nuk e duan më njëri-tjetrin.

Ne nuk e duam njëri-tjetrin. Ne kemi humbur libidon tonë të përbashkët…Pesë apo gjashtë vjet pas Luftës së Dytë Botërore kishte një të tillë. Në ato kohë ishte më e lehtë për europianët të binin në dashuri me njëri-tjetrin sesa në vitin 1952

Ministri serb Vulin: Na duhet kufiri me Shiptarët. Me ta kemi patur vetëm luftëra dhe mizerje

Postuar në 02 Maj, 2019 12:47

Beogradi zyrtar nuk e ka fshehur pakënaqësinë e vet për samitin e Berlinit, ku mesa duket liderët europianë nuk kanë arritur të bindin qeverinë e Kosovës që të heqë taksën 100% ndaj mallrave serve. Zyrtarët serbë po propagandojnë idenë se pas kokfortësisë së Haradinajt dhe dobësisë së BE-së fshihet projekti i Shqipërisë së Madhe. Diçka e kuptueshme në kushtet kur presidenti serb Vuçiç duhet të shpjegojë se çfarë u bë me Dialogun e Madh dhe Marrëveshjen historike me shqiptarët.

Nga shkëmbimi i territoreve te "asnjë centimetër ndryshim kufijsh"

Postuar në 02 Maj, 2019 00:22

Diçka ka ngjarë kohët e fundit me idetë e propaganduar në rreth 1 vit për ndarje kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës, apo më tej akoma për shkëmbim territori. Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi mohoi në një intervistë  të sotm me revistën gjermane “Der Spiegel” të ketë patur ndonjëherë idenë për shkmbim territori. Sipas tij kjo ide “u krijua ashtu disi”, keqkuptim pas keqkuptimi.

Pompeo nuk përjashton ndërhyrje ushtarake në Venezuelë

Postuar në 01 Maj, 2019 20:23

Sekretari amerikan, Mike Pompeo la të hapur mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Venezuelë në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan Fox Biznes.

"Operacioni ushtarak është i mundshëm. Nëse është e nevojshme, Shtetet e Bashkuara do ta kryejnë”-tha kreu i diplomacisë amerikane. Por ai shtoi se Uashingtoni do të preferonte një transferim paqësor të pushtetit në Venezuelë.

Akuza për krime lufte në Libi ndaj gjeneralit Haftar

Postuar në 01 Maj, 2019 11:52

BBC-ja raporton sot mbi disa akte që ajo i quan krime shumë të rëndë lufte kryer në Libi nga forcat e drejtuar nga gjenerali rebel, Khalifa Haftar që synon rrëzimin e qeverisë së Tripoli. Në videon e përcjellë nga BBC-ja paraqiten njerëz të Haftar që dhunojnë trupat e viktimave, një akt që paraqitet në mediat online.

Sot Libia e përfshirë në konflikt civil sheh se Haftar, me mbështetje edhe nga shumë aktorë në Perëndim, t’i afrohet pushtetit. Akuza e publikuar në median në fjalë zbulon natyrën e konfliktit në botën arabe ku duket se fitilat e luftës po rindizen.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota