Blloku Bota
Zbardhet “Masterplani” amerikan për Greqinë
Nuk ka më asnjë dyshim se vëmendja e Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit është rritur dhe në këtë pikë busulla është orientuar drejt interesave që ka imponuar marrëveshja Greqi, Qipro, Izrael për gazsjellësin East Med.
Shakaja e hidhur e një komediani që u bë President (Video)
Ukraina ka hyrë në ujëra politike të paeksploruara pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, ku një komedian pa përvojë politike dhe pa një program të posaçëm politik, fitoi mjaftueshëm vota për t'u bërë presidenti i ardhshëm.
Sipas exit poll-eve, Volodymyr Zelensky është zgjedhur me afro 73% - të votave, rezultat që nuk e ka arritur më parë asnjë figurë tjetër në historinë e vendit.
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, drejt balotazhit
Stevo Pendarovski, kandidati properëndimor për president në Maqedoninë e Veriut duket se është favoriti i zgjedhjeve të së djelës.
Ankaraja nis kërkimet për gaz në Egje përmes Qipros Turke
Republika e Qipros Turke ka deklaruar se do të kërkojë gaz dhe naftë në Zonën Ekskluzive Ekonomike rë Qipros. Për këtë, ky entitet që njihet vetëm nga Turqia ka informuar edhe Organizatën ë Kombeve të Bashkuara përmes një letre drejtuar sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres.
Sipas kësaj letre, Qiproja Turke ka informuar se kërkimet do të kryhen nga anija turke “Barbaros” dhe ato do të nisin në ditët në vijim.
Përgjaken Pashkët Katolike në Sri Lanka (Video)
Në 138 ka arritur numri i të vdekurve nga shpërthimet në tre kisha dhe tre hotele ku festoheshin Pashkët në Sri Lanka, ndërsa numri i të plagosurve llogaritet në 400. Sipas autoriteteve në mesin e të vdekurve nëntë janë shtetas të huaj.
"I dënoj fuqishëm sulmet frikacake ndaj popullit tonë sot. I ftoj të gjithë në Sri Lanka të qëndrojnë të bashkuar dhe të fortë në këto kohë tragjike "-theksoi në twitter kryeministrit i vendit, duke shtuar se qeveria do të marrë masa të menjëhershme për situatën.
Presidenti i Italisë: Bashkimi Europian do të mbijetojë
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella mendon se vala a e sovranizmit që ka përfshirë së fundmi Europën nuk do të kërcënojë dot ekzistencën e Bashkimit Europian. Ai ka shprehur disa qëndrimet të vetat gjatë një interviste dhënë për revistën farnceze, Politique Internationale, intervistë e cila është edituar me titullin: Francë-Itali, një marrëdhënie e pashkatërrueshme.
Koreja e Veriut i bashkohet projektit kinez të "Rrugës së Mëndafshit"
Pekini zyrtar ka ftuar edhe Korenë e Veriut të marrë pjesë në nismën “Një Brez, një Rrugë”. Projekti është 1 trilionë dollarë dhe përfshin ndërtim rrugësh, hekurudhash dhe portesh. Njoftimin për pjesëmarrjen në samitin e javës tjetër e ka dhënë ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi sipas të cilit:
Një gjë e tillë është shumë normale sepse është një nismë e bashkëpunimit ekonomik
Mafia e burgut Korydhalos, arrestohet avokati i njohur grek, Lykurezos
Njësitë e kundërterrorizmit në policinë greke kanë arrestuar dje një ndër avokatët më të njohur në end, Alexandros Lykourezos, bashkë me disa bashkëpunëtorë të tij. Akuza që ngrihet ndaj avokatit, i cili për një periudhë kohe mori në mbrojtje edhe interesat e familjes Katsifas në Bularat është përfshirje në atë që media greke e quan Mafia e Burgjeve dhe që kryesisht kryen aktivitetin në burgun e sigurisë së lartë të Korydhalos.
Kryeministrit grek i "hapen letrat" e dy skandaleve 140 milionë euro
Qeveria e Alexis Tsipras në Greqi po përballet me një sulm të zgjatur rreth një skandali të madh të dyshuar që ka përfshirë ministrin për Dixhitalizimin, Nikos Pappas. Ky i fundit konsiderohet një ndër njerëzit më të afërt të Tsipras dhe prej disa muash tashmë është në qendër të akuzave sipas të cilave ish-drejtori I kompanisë shtetërore të gazit, DEPA, Theodoros Kitsakos nuk ka mbledhur borxhet që shkojnë deri në 110 milionë euro që I kishte si detyrim, kompania Elfe e biznesmenit Lavrendi Lavrendiadhi.
Parlamenti egjiptian vendos zgjatjen e mandatit të presidentit al Sisi deri në vitin 2030
Parlamenti egjiptian ka vendosur të shtyjë qeverisjen e presidentit Abdel Fattah al-Sisi deri në vitin 2030. Ky akt është shoqëruar edhe me vendimin për të amenduar Kushtetutën për t’i dhënë ushtrisë ndikim më të madh, por edhe t’i japë Sisit kontroll më të madh mbi drejtësinë.
Mediat raportojnë se amendamentet në fjalë do të kalojnë në referendum.