Blloku Bota

Komediani Zelenskiy fiton raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë

Postuar në 01 Prill, 2019 01:09

Një aktor humori, Volodymyr Zelenskiy, ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë. Sipas mediave të ndryshme. Zelenskiy ka fituar 30.4% të votave i pasuar nga presidenti aktual, Petro Poroshenko me 17.8% dhe ish-kryeministrija Yulia Timoshenko me 14.2%.

Jam shumë i lumtur, por nuk mbaron këtu

është shprehur për BBC-në, Zelenskiy.

Video/Ekzekutohet në mjediset e burgut të Koridhalosë, Arbër Bako

Postuar në 31 Mars, 2019 17:59

Një video e publikuar nga mediat greke përcjell pamje të rënda të një vrasjeje të burgun e Koridhalosë. Viktima është Arbër Bako, i dyshuar për lidhje me grupim që ekzekutoi avokatin e njohur grek, Mixalis Zafeiropoulos dhe vrasjen në tentativë të një avokati tjetër, Giorgios Antonopoulos. Po kështu Bako është autor i ngjarjes në një lokal në Pire ku ai hapi zjarr me kallashnikov dhe la të plagosur 14 persona. 

Bien miqtë e qeverisë Rama/Zv. Presidenti i KE-së humbet zgjedhjet presidenciale në Sllovaki

Postuar në 31 Mars, 2019 15:12

Zusana Caputova është shpallur presidentja e parë femër në historinë e Sllovakisë. Ajo ka fituar zgjedhjet, ndonëse nuk ka patur thuajse fare përvojë politike, përballë diplomatit të lartë Maros Sefcovic, i nominuar nga partia në pushtet. Zgjedhjet në Sllovaki pasuan vrasjen e një gazetari investigativ vitin e kaluar, Jan Kuciak. Presidentja e sapozgjedhur ka deklaruar se ajo vendosi të kandidojë për shkak të kësaj vrasjeje dhe në fakt ja ka dalë duke fituar 58% të votave.

Brunei vendos dënimin me vdekje për homoseksualizmin

Postuar në 30 Mars, 2019 13:58

Radikalizimi penal për akte të ndryshme, duket se nuk i mungon shekullit të 21-të. Sulltanati i Bruneit ka vendosur të shtojë masat ndëshkuese në Kodin Penal për tradhëtinë bashkëshortore dhe homoseksualizmin. Kështu sipas dispozitave të Sheriatit që janë pezulluar për katër vjet, homoseksualizmi do dënohet me vdekje, me gjuajtje me gurë. Dispozita do të aplikohet vetëm mbi myslimanët. I njëjti dënim mendohet të jepet për ata që kryejnë akte seksuale jashtëmartesore.

Piktura "profetike" e Bansky-t për Brexit

Postuar në 30 Mars, 2019 13:10

10 vjet më parë Banksy krijoi këtë tablo të parlamentit britanik  të titulluar “Devolved Parliament”. Vepra e artistit të famshëm pasqyron Parlamentin Britanik të mbushur me ... shimpanze.  Muzeu i Bristolit vendosi ta ekspozojë me rastin e datës zyrtare të Brexit, planifikuar fillimisht për sot, proces që përfundimisht do të shtyhet.

Piktori e ripostoi tablonë në llogarinë e tij në Instagram me mbishkrimin:

Divorc pa letra me BE-në

Postuar në 29 Mars, 2019 17:30

Deputetët britanikë hodhën poshtë për herë të tretë marrëveshjen e negociuar nga Tereza May me Bashkimin Evropian. Para votimit kryeministrja britanike bëri thirrje në Parlament për mbështetjen e divorcit me BE-në duke thënë se kalimi në kuvend ishte e vetmja mënyrë për të garantuar daljen me marrëveshje nga Unioni.

Kryeministri grek kryen vizitën e parë në Maqedoninë e Veriut

Postuar në 29 Mars, 2019 11:56

Maqedoninë e Veriut do të vizitojë në 2 Prill, kryeministri grek Aleksis Tsipras. Kreu i qeverisë greke do të mbërrijë në aeroportin e Shkupit te martën në mëngjes dhe pastaj do t'i drejtohet selisë së qeverisë ku do të pritet me një ceremoni të veçantë nga homologu i tij.

Më pas, Tsipras do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.Axhenda do të vijojë me një takim të Këshillit të Bashkëpunimit Greqi-Maqedoni e Veriut dhe pastaj dy kryeministrat do të kenë një konferencë për mediat.

Në 22 vjet pushtet në një shtet me 2 milionë banorë mund të vjedhësh 1 miliard dollarë

Postuar në 28 Mars, 2019 12:13

Sa është shuma e mundshme e parave që mund të vjedhë një njeri për 22 vjet në pushtet në një shtet me 2 milionë banorë?

Një përgjigje e konfirmuar është 1 miliardë dollarë.  

Bëhet fjalë për Yahya Jammeh, ish-presidentin e shtetit afrikan të Gambias, i cili tashmë është larguar nga vendi. Në kohën që jetojmë mund të quhet histori suksesi, ose në një variant do të ishte një skenar i një filmi të suksesshëm.

Nga Europa në Gjirin Persik, vendimi i Trump për Lartësitë Golan kundërshtohet nga të gjithë

Postuar në 27 Mars, 2019 19:35

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për t’ia njohur Lartësitë Golan Izraelit, është kundërshtuar nga një seri vendesh, përfshirë aleatët e SHBA-së. Vendet e Gjirit Persik, Irani, Bahrain, Katari, Kuvajti dhe Arabia Saudite e kanë kritikuar aktin në fjalë. Teherani zyrtar, i konsideruar armik nga SHBA-ja, e ka cilësuar veprimin të paprecedentë.

Askush nuk mund të imagjinojë që dikush në Amerikë të vijë dhe t’i japë një copë territori të një shteti, shtetit pushtues, kundër ligjeve ndërkombëtare dhe konventave

Edhe Opozita serbe vendos 13 prillin si ultimatum për qeverinë serbe

Postuar në 27 Mars, 2019 15:15

Opozita serbe i ka vënë ultimatum qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiç, ndaj të cilëve kërkon dorëheqjen deri në datën 13 prill. Në një dalje për mediat, kryeministra e Serbisë, Ana Brnabiç, ka hedhur poshtë kërkesën duke shtuar se ajo nuk do t’i nënshtrohet ultimatumeve.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota