Bien miqtë e qeverisë Rama/Zv. Presidenti i KE-së humbet zgjedhjet presidenciale në Sllovaki
Zusana Caputova është shpallur presidentja e parë femër në historinë e Sllovakisë. Ajo ka fituar zgjedhjet, ndonëse nuk ka patur thuajse fare përvojë politike, përballë diplomatit të lartë Maros Sefcovic, i nominuar nga partia në pushtet. Zgjedhjet në Sllovaki pasuan vrasjen e një gazetari investigativ vitin e kaluar, Jan Kuciak. Presidentja e sapozgjedhur ka deklaruar se ajo vendosi të kandidojë për shkak të kësaj vrasjeje dhe në fakt ja ka dalë duke fituar 58% të votave.
Caputova mori emër në Sllovaki pasi si avokate drejtoi një çështje kundër një landfilli illegal që funksinoi për 14 vjet. Ajo është e divorcuar dhe ka dy fëmijë dhe vjen nga Partia Progresive që nuk ka vende në Parlament. Humbësi i kësaj gare, Sefcovic është zv.presidenti i Komisionit Europian.
Add new comment