Kryeministri grek kryen vizitën e parë në Maqedoninë e Veriut
Maqedoninë e Veriut do të vizitojë në 2 Prill, kryeministri grek Aleksis Tsipras. Kreu i qeverisë greke do të mbërrijë në aeroportin e Shkupit te martën në mëngjes dhe pastaj do t'i drejtohet selisë së qeverisë ku do të pritet me një ceremoni të veçantë nga homologu i tij.
Më pas, Tsipras do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.Axhenda do të vijojë me një takim të Këshillit të Bashkëpunimit Greqi-Maqedoni e Veriut dhe pastaj dy kryeministrat do të kenë një konferencë për mediat.
Më pas, z. Tsipras do të takohet me Kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi. Ndrësa pasditen e së njëjtës ditë, Tsipras dhe Zaev do të marrin pjesë në një forum biznesi. Vizita e Tsipras në Shkup konsiderohet si historike pas Marrëveshjes së Prespës që i dha fund konfliktit për emrin. Me arritjen e kësaj marrëveshje Athina amortizoi një prej problemeve të saj më të mëdha në politikën e Jashtme, duke çtensionuar edhe rajonin.
Add new comment