Blloku Bota
Zaev sfidon kundërshtarët me zgjedhje të parakohshme
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili para pak ditësh ishte në Tiranë, deklaroi se nëse kandidati për president i koalicionit qevrisës, Stevo Pendarovski humbet përballë kandidates së mbështetur nga opozita, Gordana Siljanovska-Dankova, atëherë ai do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Erdogan inauguron Muzeun e Trojës
"Muzeu i Trojës është shembulli më i ri i përpjekjeve tona për të transmetuar historinë tonë tek gjeneratat e ardhshme. Troja, e përfshirë nga UNESCO në Listën e Trashëgimisë Botërore në vitin 1998, është një nga monumentet më të rëndësishme arkeologjike me një histori prej 5.000 vjetësh"- tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në përurimin e Muzeut të Trojës.
Qeveria spanjolle vendos heqjen e Francos nga mauzoleumi shtetëror
Qeveria e majtë e Spanjës kanjoftuar se do të zhvendosë eshtrat e ish-Diktatorit Francisco Franco nga mauzoleumi shtetëor në periferi të Madridit. Është një vendim që është shtyrë disa herë, por kësaj radhe Madridi zyrtar ka dhënë si datë konkrete 10 qershorin 2019.
Franco do të zhvarroset dhe do të hiqet nga vendprehja në Luginën e të Rënëve për t’u rivarrosur pranë varrit të së shoqes, Carmen Polo në varrin familjar në Mingorrubio El Pardo që ndodhet në një varrezë shtetërore.
Jelekët e Verdhë djegin restorantin e “Miterrand dhe Sarkozy”
Jelekët e Verdhë në Francë kanë sulmur në protestat e javës së 18-të disa mjedise private që janë simbole të luksit në Paris. Mediat raportojnë se objekt i sulmeve kanë qenë dyqanet Hugo Boss, Nespresso, por edhe restoranti shik Le Fouquet. Ky i fundit frekuentohej nga ish-presidenti socialist Francois Miterrand që prenotonte tavolinën nr. 83.
Në këtë restorant edhe ish-presidenti Nikolas Sarkozy zgjodhi të festonte fitoren e vet në vitin 2007. Dhuna e kësaj jave shpërtheu pasi presidenti Emmanuel Macron mbylli debatin e madh kombëtar.
Pompeo, pjesë e samitit Greqi-Qipro-Izrael për gazsjellësin EastMed
Egjeu po merr përherë e më shumë rëndësi strategjike për shkak të zbulimeve të rezervave të mëdha të gazit. Mediat greke raportojnë për pjesëmarrjen e sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në samitin tripalësh Qipro-Greqi-Izrael ku do të nënshkruhet marrëveshja për gazsjellësin e Mesdheut Lindor(EastMed).
Terrori i Madh, Rusia refuzon publikimin e emrave të Trojkave që urdhëruan dënime pa gjyq
Ekzekutimet e urdhëruara gjatë Spastrimti të Madh në vitet ’30 në ish-Bashkimin Sovjetik vijojnë të mbeten sekret shtetëror në Rusi. Gazeta “Kommersant” raporton se autoritetet ruse i kanë refuzuar një studiuesi, Sergei Prudovksy të dhëna për emrat e gjyqtarëve që kanë urdhëruar dënime me vdekje pa process gjyqësor në vitet 1937-1938.
Jo vetëm Shqipëria pa regjistër pronash. Edhe Greqia në proces
Shqipëria nuk është i vetmi vend europian me probleme themelore në regjistrimin e pronës. Madje vendi ynë formalisht e ka një regjistër ndërkohë që Greqia ende nuk e disponon. Reuters shkruan se regjistri i pronës në Greqi kompletohet jo më parë se viti 2021 dhe ai ka nisur të përpilohet në vitin 1998 kur në pushtet ishte Kostas Simitis.
Merkel nuk konsumohet. Ka mbështetjen e 59% të gjermanëve
Angela Merkel duket se do të hyjë në historinë e politikës gjermane për mbështetjen e vazhdueshme që gëzon mes qytetarëve të saj. Një sondazh i televzionit publik ARD tregon se 59% e të anketuarve dëshirojnë që kancelarja të rrijë në zrë deri në zgjedhjet e reja federale që zhvillohen pas dy vjetësh e gjysmë. Kjo përqindje është 2 pikë më shumë sesa sondazhi i muajit dhjetor dhe flet qartë se integriteti është çelësi i mbështetjes, përveç suksesit.
PE vazhdon lojën "ngriva-shkriva" me Turqinë
Me 370 vota pro Parlamenti Evropian i kërkoi Komisionit të pezullojë negociatat e pranimit me Ankaranë.Kjo, duke iu referuar situatës lidhur me sundimin e ligjit në Turqi ku vihet re rritje e kontrollit të ekzekutivit mbi autoritetet gjyqësore dhe ndërhyrjet politike në drejtësi.
Britania në kurthin e BREXIT, vendi drejt zgjedhjeve
Parlamenti britanik hodhi poshtë për të dytën herë marrëveshjen e negociuar nga kryeministrja Tereza May për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian. Pavarësisht apelit që May kishte adresuar më herët propozimi i saj për të mbështetur "marrëveshjen e përmirësuar" që ajo arriti me Brukselin u refuzua nga deputetët britanikë.