Blloku Bota

Në rritje. 70% e rusëve mendojnë se ka rol pozitiv në histori

Postuar në 16 Prill, 2019 17:28

70% e rusëve aprovojnë rolin e liderit sovjetik Josif Stalin në historinë e Rusisë. Kjo shifër rezulton nga të dhënat e një sondazhi të kryer nga Qendra Levanda, në Rusi, që provon se imazhi i diktatorit sovjetik është rehabilituar mes rusëve. Një lider i shkëlqyer, e quajnë rusët, apo një pjesë e tyre, Stalinin, që dikur u kryqëzua si një autokrat i përgjakshëm. Në një sondazh të vitit 2016, përgjigjet pozitive për rolin e Stalinit në historinë ruse ishin 54% dhe për tre vjet janë rritur me 16%.

Katedralja e Parisit në flakë

Postuar në 15 Prill, 2019 23:07

Një zjarr masiv ka rënë në katedralen e Parisit, të famshmen Notre Dame që sipas të dhënave të deritanishme mund ta çojë atë në shkatërrim. Qytetarë të kryeqytetit francez janë mbledhur për t’u lutur, ndërkohë që 400 zjarrfikës po përpiqen të shuajnë flakët. 

 

Gati për një mandat të dytë

Postuar në 15 Prill, 2019 10:02

Fushata për rizgjedhjen e presidentit amerikan, Donald Trump ka grumbulluar më shumë se  30 milion $ në tremujorin e parë të 2019, duke tejkaluar totalin e shumave të siguruara aktualisht nga kandidatët demokratë.

Fondet e grumbulluara tregojnë se mbështetësit e republikanëve janë të gatshëm për të investuar në betejën  e vështirë të rizgjedhjes së Trump për një mandat të dytë.

Sudan/Në pushtet që nga viti 1989, ushtria rrëzon dhe arreston presidentin Omar al-Bashir

Postuar në 12 Prill, 2019 16:44

Pas 30 vjetësh në pushtet, presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir është rrëzuar nga pushteti dhe ëhstë arrestuar nga ushtria. Ministri i Mbrojtjes së Sudanit, Awad Ibn Auf ka dalë në televizion për të njoftuar marrjen e kontrollit nga ushtria për një periudhë tranzitore dy –vjeçare deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Po kështu ai ka bërë me dije vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme për 3 muaj.

Vuçiç vë në veprim karagjozët. Ministri i Mbrojtjes Vulin hyn në grevë urie kundër opozitës

Postuar në 12 Prill, 2019 15:34

Mediat serbe njoftojnë se ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin do të hyjë në grevë urie në mjediset e Parlamentit. Sipas gazetës “Vecernje Novosti” ai do të shoqërohet në këtë akt nga 30 anëtarë të parlamentit që i përkasin shumicës qeverisëse si dhe nga disa këshilltarë bashkiakë të Beogradit. 

Në këtë mënyrë këta zyrtarë do të vënë në dukje “dhunën e kryer nga politikanët opozitarë Bosko Obradoviç, Dragan Djilas dhe Vuk Jeremiç

Arrin në 68.5 milionë numri i refugjatëve në botë

Postuar në 12 Prill, 2019 12:01

Komisari i Lartë për refugjatët në Organziatën e Kombeve të Bashkuara, Filippo Grandi ka kërkuar reagim efektiv për zbatimin e Paktit Global për refugjatët.  Në botë aktualisht janë 68.5 milionë refugjatë dhe kjo e kthen çështjen e tyre në një sfidë të vërtetë.

Kjo është krizë e nënave me fëmijë që ikin nga dhuna e bandave, e të rinjve që ikin prej luftës, e qeverive të vendeve të varfra që hapin dyert për mijëra refugjatë

citon DW, Komisarin Grandi.

Arrestohet themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange

Postuar në 11 Prill, 2019 15:40

Bashkëthemeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, është arrestuar sot në Londër ku ishte strehuar në ambasadën e Ekuadorit për shtatë vjetët e fundit. Assange është arrestuar në bazë të një kërkese të bërë nga SHBA, ndërkohë që akuzat për ngacmim seksual bërë në Suedi, kanë rënë.

Frymëmarrje për May, merr zgjatje të BREXIT deri në 31 tetor

Postuar në 11 Prill, 2019 11:33

Zgjatje fleksibile të negociatave të Brexit deri më 31 tetor të këtij viti kanë vendosur krerët e BE gjatë samitit të jashtëzakonshëm që u mbajt në Bruksel. Në gjashtë muajt e ardhshëm, Mbretëria e Bashkuar do të ketë mundësinë të votojë në parlament marrëveshjen që mund ta nxjerrë jashtë BE-së më herët se data e planifikuar.

Me këtë marrëveshje të re, Mbretëria e Bashkuar është e detyruar të marrë pjesë në zgjedhjet europarlamentare ashtu si 27 shtetet e tjera evropiane. Britania në këtë mënyrë do të zgjedhë 73 deputetët që i takojnë.

Izraeli, një hap më afër Diktaturës

Postuar në 10 Prill, 2019 14:01

Gazeta e majtë izraelite, “Haaretz” shkruan sot përmes kryeredaktorit të edicionit anglisht, Bradley Burston për fitoren e Beniamin Netanyahut në zgjedhje për herë të pestë.

Izraeli, i ndarë pas zgjedhjeve. Rivali Gantz dhe Netanyahu shpallin fitore

Postuar në 09 Prill, 2019 22:50

Izraeli ngjan të jetë më i ndarë pas zgjedhjeve të së martës sesa para tyre. Të dy rivalët, kryeministri në detyrë, Beniamin Netanyahu dhe Benny Gantz i qendrës së majtë, kanë shpallur fitoren.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota