Sudan/Në pushtet që nga viti 1989, ushtria rrëzon dhe arreston presidentin Omar al-Bashir
Pas 30 vjetësh në pushtet, presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir është rrëzuar nga pushteti dhe ëhstë arrestuar nga ushtria. Ministri i Mbrojtjes së Sudanit, Awad Ibn Auf ka dalë në televizion për të njoftuar marrjen e kontrollit nga ushtria për një periudhë tranzitore dy –vjeçare deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Po kështu ai ka bërë me dije vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme për 3 muaj.
Vendimi i ushtrisë erdhi pas disa protestave disa mujore kundër al-Bashir, i cili ishte në pushtet që në vitin 1989. Ai është izoluar nga ushtria ndërkohë që protestuesit po kërkojnë kalimin e pushtetit drejt një këshilli civil. Bashir kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve që e akuzon atë për krime kundër njerëziit në rajonin e Darfurit.
Comments
Nuk behet fjale per Sudanin e
Nuk behet fjale per Sudanin e Jugut, i cili po ben 10 vjet i pavarur nga Sudani, por behet fjale per vete Sudanin (e mbetur pra), ku deri para nje jave ishte president Al Bashiri! Gjithmone tek shtypi shqiptar dallohen mangesira te njohjes se politikes dhe figurave nderkombetare.
Po e drejte. Sudani duhet.
Po e drejte. Sudani duhet.
Add new comment