Gati për një mandat të dytë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/04/trumpp_2019_04_15_10.jpg?itok=rhbuBF7L)
Fushata për rizgjedhjen e presidentit amerikan, Donald Trump ka grumbulluar më shumë se 30 milion $ në tremujorin e parë të 2019, duke tejkaluar totalin e shumave të siguruara aktualisht nga kandidatët demokratë.
Fondet e grumbulluara tregojnë se mbështetësit e republikanëve janë të gatshëm për të investuar në betejën e vështirë të rizgjedhjes së Trump për një mandat të dytë.
Senatorët Bernie Sanders dhe Kamala Harris kanë siguruar deri më tani nga donacionet 18.2 mil dhe 12 milion $. Drejtuesit e fushatës së Sanders shpjeguan se pagesa mesatare e kontributeve arriti në njëzet dollarë tremujorin e parë. Ndërsa në fushatën e Trump kontributi mesatar në tremujorin e parë ishte 34,26 $.
Add new comment